• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rehabilitohet NSHRAK dhe sheshi çlodhës në rrugën “Sali Butka”

by Java News
29/07/2018 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër bllok banimi në zonën e njohur si ish-NSHRAK-u në Tiranë mori një pamje të re, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet çlodhëse dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Në mbyllje të punimeve në bllokun e Rr. “Sali Butka”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Zv/ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi dhe deputeti i PS, Besnik Baraj, theksoi se ajo që e çon përpara qytetin, është ndryshimi dhe modernizimi.

“Gjërat ndryshojnë se preken. Në një qytet filozofia nuk mund të jetë mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por vër dorë, ndryshoje, rregulloje, modernizoje; kjo e çon para qytetin. E njëjta gjë edhe me historinë e teatrit. E dini pse thonë: mos ma prek? Sepse e dinë që po e prekëm ajo do dalë një vepër e mrekullueshme. E dinë se po vumë dorë, ajo do dalë një xhevahir. E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, do të jemi të pandalshëm në modernizimin e Tiranës. Kjo është arsyeja e vërtetë. I tremben sepse çdo gjë që prekim me dorë, del më mirë”, tha Veliaj.

Ai solli në vëmendje edhe disa shembuj të suksesshëm, ku falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës janë transformuar zona të ndryshme të qytetit, çka kanë përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Mbaj mend kur filluam projektin te Liqeni, atëherë thoshin mos i prek romët se janë nga një komunitet i vyer. Unë nuk besoj se ka bashki që ka bërë më shumë për strehimin e romëve. I keni parë shtëpitë e reja nga Bregu i Lumit në Lanabregas, nga Lana në Shkozë, si çdo njeri normal? Këta që thoshin mos ma prek komunitetin, sot komuniteti rom është më mirë, pikërisht pse prekëm atë pjesë të djegur të parkut, që sot është kthyer në një pyll të jashtëzakonshëm te liqeni”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se edhe me Bulevardin e Ri, pavarësisht se në fillim pati një ngurrim, sot Tirana ka një hapësirë ku qyteti mund të zhvillohet për 50 vitet e ardhshme.

“Nuk e di sa prej jush e kanë parë Bulevardin e Ri, se çfarë mrekullie është bërë aty. Në fillim edhe aty thoshin mos ma prek! Po pse? Ke ndërtuar pa leje aty ku do të kalojë Tirana e brezit të fëmijëve të sotëm. Tirana ka nevojë të rritet, se kur ata të bëhen mosha jonë do martohen, do krijojnë familje. Por, pikërisht se e prekëm atë pjesë të qytetit kemi sot për Tiranën një hapësirë të 50 viteve të ardhshme”, tha kreu i bashkisë.

Krahas ndërtimit të 31 këndeve në kryeqytet, puna do të vijojë pa humbur kohë në çdo lagje të kryeqytetit. Teksa falënderoi qytetarët për bashkëpunimin, Veliaj tha se nga ndërhyrjet e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës do të përfitojnë si zonat urbane, ashtu edhe ato në periferi.

“Ky ka qenë një nga ato komunitetet e rralla ku secili meriton respekt maksimal, falenderim, mirënjohje për mënyrën se si keni bashkëpunuar. Ka ardhur koha që bashkia të merret me çdo qoshe. Ashtu siç kemi nisur me këto 31 kënde, ashtu të shkojmë deri në cepin më të humbur të Tiranës, nga Shëngjergji në Ndroq, nga Kërraba në Kashar”, tha ai dhe siguroi se periudha e thatë e verës do të shfrytëzohet maksimalisht për të përmirësuar infrastrukturën.

“Duke qenë se patëm një stinë shumë të gjatë me shira, do të sigurohemi që të shfrytëzojmë hapësirën e verës. Kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e unazës është shqepur për të bërë korsitë e reja të biçikletave buzë Lanës. Kjo është arsyeja pse shumë ndërhyrje nëpër lagje do t’i kryejmë gjatë verës”, nënvizoi Veliaj.

Deputeti i PS, Besnik Baraj, përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën në këto tre vite në shërbim të qytetarëve. Ai tha se falë punës së kryebashkiakut, kjo që është bërë në Tiranë këto vite nuk është bërë për dekada të tëra në Shqipëri. “Të vish tre herë brenda një kohe të shkurtër në një bllok të tillë në një qytet me 1 milion banorë, do të thotë se bashkia punon, se është ditë e natë në punë. Një ekip nuk ecën përpara po nuk pati edhe një lider të shkëlqyer, i tillë është edhe Erion Veliaj. Unë e quaj fat për Tiranën që kemi një kryetar bashkie plot energji, fantazi dhe i dedikuar, që u shërben të gjithëve”, u shpreh ai.

Zv/ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, edhe si banore e kësaj lagjeje të kryeqytetit, vlerësoi ndërhyrjen e bërë nga Bashkia e Tiranës, për transformimin e jetës në këtë bllok banimi. “Si banore e lagjes them i pafshim hairin këtij kryetari dhe të gjitha punëve sepse realisht na i ka ndryshuar jetën. Dalim çdo pasdite këtu me fëmijët dhe nuk shikojmë klubin më të afërt, por shikojmë parkun më të afërt ku të futemi. E falënderoj shumë kryetarin, por mbi të gjitha falënderoj çdo punonjës të bashkisë”, deklaroi zv/ministrja Çuçi.

Në një kohë relativisht të shkurtër është bërë i mundur krijimi i tre shesheve në këtë zonë të Njësisë 7, duke mundësuar rikualifikim të plotë të bllokut urban. Sheshi i sotëm (Nr. 31) është një tjetër hapësirë rekreative që i shtohet Tiranës, duke ruajtur të njëjtën cilësi edhe në ndërhyrjet e tjera në lagje të ndryshme të kryeqytetit. (Tch)

 

Next Post
Shkodër/Arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkodër/Arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

July 9, 2026
“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

July 9, 2026
Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

July 9, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

July 9, 2026
Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

July 9, 2026
Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

July 9, 2026
Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

July 9, 2026
Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

July 9, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”

July 9, 2026
Në makinë me armë zjarri dhe lëndë narkotike, kapet në Durrës 28-vjeçari

Dy operacione në 24 orë, sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë, 3 në pranga

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In