• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohet Elbasan-Banjë, për herë të parë realizohen shtresat asfaltike me pluhur gome

by A R
22/06/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksi rrugor Elbasan-Banjë , 8.5 km, është tashmë i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës, por edhe për vizitorët, të cilët kanë një infrastrukturë më të mirë që do të lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, inspektuan sot përfundimin e punimeve të këtij aksi.

“Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore”, – tha Rama.

Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër.

“Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone, të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet”, theksoi Kryeministri.

Ministrja Balluku tha se “jemi në lotin e tretë të rrugës Elbasan-Banjë, mbi urën e Sulovës. Gjatësia e rrugës  është 8.5 km, me një gjerësi 8.5 metra, ndërsa pjesa e përshkueshme është 6.6 m. Kjo rrugë shkon deri në Mollas. Kemi nisur procedurën për të bërë të mundur pjesën e fundit të këtij aksi, që është Mollas-Kuçovë”.

Sipas saj, kjo rrugë lidh shumë fshatra, që kanë një zhvillim agrokulturor mjaft të rëndësishëm.

“Është dukur impakti në zonë me dy lotet e para dhe sigurisht me lotin e tretë. Me përfundimin e studimit dhe më pas nisjes së zbatimit të projektit Mollas-Kuçovë, kjo rrugë do të përfundojë plotësisht duke i dhënë një mbështetje shumë të madhe zhvillimit bujqësor të zonës. Kemi nisur procedurën për studimin, pra jemi në fazën e studimit nuk do të na marrë shumë kohë, besoj se vitin tjetër me buxhetin e vitit 2021 do të kemi mundësi të bëjmë planin dhe që të nisim zbatimin”, – nënvizoi Balluku duke shtuar se ngelen edhe 16.3 km nga Mollasi në Kuçovë.

Ministrja tha se “në total është 36.6 km, pra tre lotet e para që ne kemi bërë, Elbasan-Banjë, duke shtuar edhe atë pjesën shkon në rreth 50 km, një rrugë e një kategorie mjaft të qëndrueshme për një rrugë nacionale, merr të gjithë atë impakt që ka qoftë nga ana e zhvillimit të agrokulturës, apo edhe nga e  turizmit agrokulturor në këto zona, sepse janë zona interesante për tu vizituar nga qytetarët gjatë fundjavës”.

“Këtu kemi edhe një produkt interesant që kemi përdorur për shtrimin . Për herë të parë është përdorur një produkt, i cili vjen nga riciklimi i gomave të automjeteve të përdoruara , që  përveçse është një produkt green, nga ana tjetër ka edhe një jetëgjatësi shumë të madhe nga asfalti normal. Ka qenë një proces eksperimental, i cili ka dalë me sukses dhe ne do mundohemi ta zbatojmë edhe në projekte të ardhshme”, – sqaroi Balluku.

Kryeministri Rama u interesua edhe për bypassin e Vlorës.

Inxhineri i firmës zbatuese tha se “sot ka nis asfaltimi i pjesës së mbetur në kilometrin 23, 24 deri në 27, në shkurt 2021 mbaron e gjithë vepra”.

Balluku tha se “para sezonit të vitit tjetër do jemi gati edhe me bypass-in e Vlorës. Po përgatitemi për të nisur punimet sa i përket segmentit porti i Jahteve – Ura e Shën Elizës, ose Orikum-Dukat, siç njihet ndryshe. Fillon në vjeshtë procedurat e koncesionarit janë drejt përfundimit dhe jemi duke marrë masat edhe sa i përket shpronësimeve të gjithë pjesëve të tjera për të vazhduar për të ngritur kantiere”.

Inxhinieri tha se “për asfaltin janë përdorur 250 mijë goma të ricikluara, të kthyera në 800 tonë pluhur gomash, që kanë bërë të mundur pjesën e asfaltit”.

/a.r

Next Post
Festoi ditëlindjen e fundit me nënën, dhimbje në familjen e këngëtares shqiptare

E papritur! Ndahet nga jeta sportisti shqiptar, kampion me Kukësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In