• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rehabilitimi me punë për interes publik”/ Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin e provës

by
08/06/2022 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me zbatimin e dënimit alternativ për personat e dënuar që ta shlyejnë atë duke kryer punë për interes publik.

Kjo nismë është një risi që do të pilotohet për herë të parë në Tiranë dhe marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo formë rehabilitimi është shumë herë më e pranushme për të miturit, të cilët kështu mësojnë të bëjnë diçka të dobishme edhe për shoqërinë.

“Jemi shumë të lumtur nga qasja e ministrit Manja, për t’u larguar nga filozofia e vjetër e dënimit me burg për gjithçka, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit. Rehabilitimi është shumë herë më i pranueshëm dhe më civil sesa burgu. Në Tiranë kemi 3500 dënime, nga të cilat 700 janë me orë pune në komunitet. Nga kjo listë e gjatë për shlyerjen e dënimit, 700 qytetarë lirohen nga detyrimi që kanë ndaj shoqërisë dhe ligjit duke kryer diçka të dobishme, edhe për vetvlerësimin e tyre. Mezi pres që këto risi që kemi futur në Tiranë t’i çojmë edhe në qytetet e tjera, sidomos tani që fillon sezoni i plazhit sepse ka nevojë për pastrim, gjelbërim, mirëmbajtje etj”, tha kreu i Bashkisë.

Këtë vit që Tirana është “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe po zhvillohen mijëra aktivitete, kreu i Bashkisë tha se është një shans i mirë për të riintegruar këtë pjesë të shoqërisë. Veliaj shtoi se Tirana zhvillon çdo ditë aktivitete të shumta, që kanë nevojë edhe për vullnetarë. “Bëhet fjalë për një maksimum 240 orë pune, të atyre që kanë kryer vepra të dënueshme, por jo të nivelit kriminal dhe me rrezikshmëri për shoqërinë. Dikush që mund ta ketë tepruar me alkoolin pas një darke apo një feste, dikush që e ka tepruar me shpejtësinë dhe mund të ketë prishur një pronë publike si shtylla apo kangjella. Mezi pres që, duke filluar nga kjo stinë, ku ne do të kemi një pafundësi aktivitetesh edhe si Kryeqyteti Europian i Rinisë, të mirpresim ata bashkëqytetarë të cilët besoj riintegrohen në një mënyrë shumë herë më dinjitoze, duke bërë diçka fisnike në kthim të detyrimit për komunitetin”, nënvizoi Veliaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha kjo marrëveshje ka një përfitim të dyanshëm, si për qytetarët që duhet të kryejnë dëmimin e tyre, ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.

“Ne do të vëmë në dispozicion të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të gjithë personat e dënuar në konflikt me ligjin, por edhe të miturit e dënuar në konflikt me ligjin me dënim alternativ, punë-interes-publik që ta shlyejnë këtë dëm që i kanë shkatuar interesit publik nëpërmjet punës. Kjo aplikohet në të gjitha vendet e Europës dhe shkon me përputhje edhe me qëllimin e dënimit, që është rehabilitimi dhe riintegrimi social i personave të dënuar në konflikt me ligjin. Përfitimi nga kjo marrëveshje është dyanshëm. Për ne si Ministri e Drejtësisë, si Shërbimi i Provës që mbikqyrin këto dënime, është rehabilitimi dhe integrimi në kohë i këtyre personave, ndërsa publiku, shoqëria në krahun tjetër, kompesohet për dëmin që i kanë shkaktuar këta persona”, përfundoi Manja.

/e.d

Next Post
“Kosova e ka vendin në Ballkanin e Hapur, askush nuk ia zë”, Rama: Është fakt që BE na ka…

"Kosova e ka vendin në Ballkanin e Hapur, askush nuk ia zë", Rama: Është fakt që BE na ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In