• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rehabilitimi i hekurudhave kushton 427 mln euro

by A R
18/07/2017 15:50
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjithë kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milionë euro.

Ministria e Transportit ka në dorë raport vlerësimin ekonomik të rrjetit hekurdhor shqiptar, që përfshin të gjitha linjat ekzistuese, me stacione fundore, Hanin e Hotit në veri, Vlorën në jug dhe Pogradecin në juglindje.

Po ashtu janë përfshirë linja Tiranë-Durrës, dhe dy segmentet që përdoren për mallrat, njëra linjë shkon në Ballsh dhe tjetra tek fabrika e çimentos në Fushë Krujë.  Për linjën Tiranë-Durrës projekti është gati dhe financimet janë garantuar, vetëm rehabilitimi i këtij segmeti shkon 40 milionë euro sipas studimit.

Investimi në total përfshin edhe 46,4 milionë euro që nuk janë të përfshira në këtë studim. Këto para lidhen segmetin e ri në drejtim të aeroportit të Rinasit dhe mjetet e reja që do të përdoren, lokomotiva dhe vagonë. Sipas parashikimeve ky investim përfundon 2 vjet nga data e fillimit të punimeve.

Hekurudhat po shihen si një mundësi e uljes së kostos së transportit të mallrave dhe ndërlidhjes rajonale, por për këtë duhet shkurtuar koha e udhëtimit.

Investimet duhen parë në këtë drejtim pasi aktualisht shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/orë. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes së shinave dhe vendkalimeve të paautorizuara.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Kapaciteti teorik me këto mjete është 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit raporton TCH.

Në vitin 2006, qeveria shqiptare ka nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me Bashkimin Evropian. Ku që parashikuar që Hekurudha Shqiptare do të ristrukturohet sipas parimeve të BE. /a.m.

Next Post
Gogoli i Vetting-ut

Stina e mediokritetit në politikën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali: Trafikuan 34 foshnja për birësim, dënohen 19 persona

Skandali: Trafikuan 34 foshnja për birësim, dënohen 19 persona

July 21, 2026
Trump kërkon të dhënat telefonike të gazetarëve të New York Times për të zbuluar burimet e tyre

Trump kërkon të dhënat telefonike të gazetarëve të New York Times për të zbuluar burimet e tyre

July 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

36 bashki apo më shumë?

July 21, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Aruba dhe Arusha

July 21, 2026
Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

July 21, 2026
Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

July 21, 2026
VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

July 21, 2026
Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

July 21, 2026
U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

July 21, 2026
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In