• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitimi i hapësirave mes Rr. “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”, Veliaj: Investimi rrit vlerën e pronës

by A R
06/08/2024 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës po vijon me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e hapësirave mes pallateve në kryqëzimin e rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në terren, ku ekipet po ndërhyjnë për transformimin e zonës, e cila pas investimit pritet ta rrisë vlerën e pronës përreth me 30-40%. Veliaj tha se do të kryhet edhe unifikimi i fasadave përmes Fondit të Komunitetit.

“Është 40 gradë dhe, për sa kohë që shumica e njerëzve janë për pushime, edhe ne kemi një moment të përshtatshëm për punuar. Këtu po bëjmë një investim që do ta rrisë jashtë mase vlerën e pronës. Njerëzit do rikthehen nga pushimet me një shtëpi që vlen të paktën 30-40% më shumë, vetëm prej faktit se do të ketë kanalizime, ndriçim LED, infrastrukturë, një ‘ishull’ për të moshuarit. Sigurisht, do të doja që të vijonim edhe me unifikimin e fasadave. Kush i ka pasur mundësitë, e ka bërë vetë tashmë. Por, të tjerët që kanë pasur më të pamundur, nëse janë me aftësi të kufizuar, nëse janë pensionistë, pjesën e tyre e paguan Bashkia. Dua që këtu të japim shembullin se çfarë do të thotë ndërhyrja kapilare. Shumë njerëz, me të drejtë thonë që, deri sa të vijë asfalti te shtëpia ime, që këmba të mos më shkelë në baltë, projekti i Tiranës nuk quhet i mbaruar. Mund të kemi bërë 90% të punës, po nuk quhet i mbaruar deri sa t’i shkojmë secilit te dera e shtëpisë”, tha Veliaj.

Një ftesë, Veliaj e pati për të gjithë banorët e zonës, që të regjistrojnë fëmijët në çerdhet, kopshtet dhe shkollat pranë shtëpive të tyre, të cilat janë ndërtuar me të njëjtin standard, si ato në qendër të qytetit. Ai shtoi se në këtë formë krijohet mundësia për t’i shërbyer fëmijëve pa u mbivendosur, duke ofruar të njëjtin shërbim në të gjitha institucionet.

“Duam që secili të shkojë te kopshti, çerdhja ose shkolla më e afërt. Tani që është hapur “Xhezmi Delli” do të duhet të shkojmë aty sepse në momentin që ne ngarkojmë një shkollë tjetër, atëherë do të kemi në mënyrë të paarsyeshme shkolla me dy turne, kurse shkolla ngjitur mbetet me klasa bosh. Do të respektojmë njësitë administrative, secili do të shkojë në shkollën më të afërt. Mësuesit shpërndahen sipas portalit, ndërkohë shkollat janë me të njëjtin standard në të gjithë Tiranën. Ta respektojmë faktin që mbi 40 shkolla të reja, plus 101 kopshte dhe çerdhe, t’u shërbejnë fëmijëve pa u mbivendosur mbi njëra-tjetrën, me të njëjtin shërbim, të njëjtin ushqim, të njëjtat edukatore, të njëjtët psikologë, të njëjtat sisteme ngrohje-ftohje”, tha ai.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e kësaj zone përmban krijimin e një sheshi, ndërkohë që në kryqëzimet ekzistuese do të bëhet rakordimi i kthesave, i përshtatshëm për mjetet e lejuara. Sheshi parashikohet të kufizohet me trotuare që do të kenë gjerësi minimalisht 1 metër, ndërsa në të dyja anët do të realizohet një hapësirë e shtruar me pllaka që do të jetë e ndërthurur me gjelbërim. Bashkia e Tiranës do të realizojë një rrjet të ri kanalizimesh në këtë zonë, duke zëvendësuar pusetat e vjetra.

/a.r

Next Post
DETAJE / Vrau gruan me sopatë në Konispol, babai i autorit kishte vrarë tre gra më parë

DETAJE / Vrau gruan me sopatë në Konispol, babai i autorit kishte vrarë tre gra më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

December 7, 2025
Horror në Gaza! Raketa izraelite godet gratë dhe fëmijët, dhjetëra viktima

“Jemi në një moment kritik”, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë

December 7, 2025
Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

December 7, 2025
“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

December 7, 2025
“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In