• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Regjizori “Dhjetorist” flet për reagimin e Berishës pasi Rama kërkoi fjalën në miting

by A R
12/12/2017 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, ka qenë një ndër njerëzit që iu bashkua “Lëvizjes së Dhjetorit” dhe mori pjesë në themelimin e Partisë Demokratike.

Ai ka kujtuar sot disa detaje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

Si jeni njohur me Sali Berishën dhe Edi Ramën?

Me z.Berishën njihem që nga 1959 në Politeknikumin Mjekësor. Kurse z.Edi Rama e njoh që 6 vjeç në studion e “Pavarësisë”, ku unë punoja për model te filmi “I teti në bronz” dhe ky vinte pas të atit.

Si e kujtoni ardhjen e Edi Ramës në mitingun që u zhvillua në janar të ’91-it?

Në mitingje të tjera si ai i intelektualeve para stadiumit “Qemal Stafa”, u paraqit Edi Rama me Ardian Klosin, të cilët kërkonin të flisnin në kohën që po fillonte mitingu. Berisha, i cili na tha se emrat e atyre që do flasin janë paraqitur në polici ku është dhënë leja, ndërsa emrat e këtyre që po kërkojnë të flasin nuk janë paraqitur. Me gjysmë miratimi apo me një kthim shpine të Berishës duke qenë në mikrofon i kam dhënë fjalën pasuesit Edi Rama, i cili foli më ashpërsisht nga të gjithë ne. Po ashtu, në mitingje apo takime të tjera të hapura apo të mbyllura si në Korçë, Maliq, apo të rastësishme në Delvinë e Sarandë, minierën e Valiasit, ku kam marrë pjesë, kam theksuar se tashmë jemi për ardhjen e një mendësie tjetër, atë të shprehjes së lirisë së mendimit.

Kur ju i dhatë fjalën, çfarë tha konkretisht z.Rama në miting?

Edi Rama në mitingun e intelektualëve që u zhvillua në janar të vitit ’91 tha: “Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë, Enver Hitler”.

Si reaguan protestuesit ndaj Edi Ramës?

Fjalimet në ato vite priteshin me entuziazëm nga njerëzit. Më shumë nga të gjithë, sukses kishte Azem Hajdari. Në atë listën e famshme të kërkuar nga instancat e asaj kohe, si firmëtarët themelues është edhe emri im, por deri më sot jam ftuar vetëm një herë. Ftesa do të ketë qenë e rastësishme, ndoshta në vitin 2007.

Për cilat arsye nuk jeni ftuar?

Sepse kam mbetur me idealet e atyre ditëve të para të vërteta të dhjetorit 1990.

Ju po nënkuptoni se PD-ja u është larguar idealeve të dhjetorit ’90?

Partia Demokratike jo vetëm që është larguar nga idealet e dhjetorit, por nuk ka asnjë lidhje me ato ideale të pastra. Pastrimet me njerëzit e ndershëm dhe vendosja e të ardhurve në skema të gatshme fitimi dhe mohimi kanë sjellë rezultate dramatike për PD-në.

Nuk shihni asnjë rrugëdalje për ringritjen e PD-së?

Kështu si e kanë, pa bërë analiza të thella, duken larg ardhjes ne pushtet. Kur shteti është në rrokullim nuk arrijnë të kuptojnë të vërtetën. PD vazhdon erozionin e saj nga viti në vit, duke mbajtur të fshehur gërryerjet e përvitshme, aq sa arriti të vrasë ëndrrat e atyre që jetonin me ëndrrën dhe shpresën për më mirë.

Next Post
Ministri italian i Drejtësisë: Ekzistojnë kushtet për çeljen e negociatave (komenti për Tahirin)

Ministri italian i Drejtësisë: Ekzistojnë kushtet për çeljen e negociatave (komenti për Tahirin)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com