• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Regjistroni adresën e banimit, ja cilat janë përfitimet për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”

by A R
28/12/2021 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Na ka ndodhur të gjithëve të hasim në Shqipëri adresa nga më të çuditshmet, emërtesa të krijuara bashkë me tranzicionin e pas viteve ’90, që në në fakt nuk është se na orientojmë në destinacionin ku duam të shkojmë. Përkundrazi, në jo pak raste na ngatërrojnë më tepër. Vendi ynë nuk e ka ende një sistem të konsoliduar adresash të shtetasve të tij. Ministria e Brendshme ka nisur së fundi një fushatë ndërgjegjësimi me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta” për vetëdeklarimin e adresës së banimit. Por le të shpjegojmë shkurtimisht se cilat janë përfitimet e të pasurit të një adrese të saktë banimi përveç faktit që orientohesh më lehtë. Mbi të gjitha ju keni akses në shumë e shumë shërbime publike që ofrohen online.

Shërbime të gjëndjes civile (certifikatë personale, regjistrim lindjeje, certifikate martese). Ju nuk mund të regjistroni fëmijën e porsalindur pa patur një adresë të saktë banimi. Po kështu nuk mund ta regjistroni fëmijën tuaj as në kopësht nëse s’keni në sistem një adresë të deklaruar banimi.

Shërbimi postar (sistemi gjygjësor, sistemi arsimor, sistemi bankar, sistemi fiskal). Një mori shërbimesh të kësaj natyre aksesohen online pa qenë nevoja të sorollateni nëpër zyra e të humbni kohë, por për t’i përfituar këto shërbime parakkusht është që të keni një adresë banimi të regjistruar.

Shërbime publike (Shërbim i mbrojtjes nga zjarri, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore). Ndonëse këto struktura kanë mekanizma më të sofistikuar për të mbërritur te ju në rast të një emergjence, duke patur një adresë të saktë banimi natyrisht që është më e lehtë edhe për ta.

Edhe shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë përfitojnë shërbime të gjendjes civile këtu në shtetin amë, por edhe në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore nëpër botë. Pa patur një adresë banimi nuk e formalizon dot marrëdhënien tënde me shtetin amë ashtu sikundër ata e kanë të formalizuar me shtetet ku jetojnë e punojnë prej vitesh. Për regjistrimin e adresës së banimit janë dy forma. Së pari përmes portalit ‘eAlbania’ me një procedurë të thjeshtuar që kryhet në pak minuta. Së dyti duke u paraqitur vetë pranë zyrave të Gjendjes Civile të bashkisë ku banoni.

Sot që flasim në Regjistrin Kombëtar të Adresave kemi rreth 750 mijë familje me një adresë të deklaruar dhe të verifikuar. Në përfundim të këtij procesi që do të vazhdojë përtej kësaj fushate, objektivi është që Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht të jetë referenca e vetme e saktë dhe e përditësuar për të ditur më në fund kush banon ku dhe që qytetarët shqiptarë të kenë akses në shërbimet publike.

Next Post
Nga binjakët e Ronaldos tek Meghan Markle, Alec Baldwin e Messi/ Ja “kampionët” e rrjeteve sociale për 2021

Nga binjakët e Ronaldos tek Meghan Markle, Alec Baldwin e Messi/ Ja “kampionët” e rrjeteve sociale për 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com