• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrohen 26 parti për zgjedhjet e 11 Majit! Basha dhe Alibeaj ‘mungojnë’. Afati skadon pas dy ditësh

by A R
23/02/2025 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë në garën elektorale të 11 majit.

Krahas 3 partive të mëdha, PD, PS dhe Partisë së Lirisë, janë regjistruar dhe 23 parti të tjera të vogla, mes të cilave aleatët me të cilët Partia Demokratike do të dalë në koalicion si dhe partitë e reja që në këto zgjedhje do të provojnë veten me ambicien për përfaqësim në parlament, si ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ‘Lëvizja Bëhet’ apo ‘Bashkë’ e Arlind Qorrit.

Ndërkohë në zgjedhje ende nuk është regjistruar partia e Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, apo ajo e Enkelejd Alibeajt ’Djathtas 1912’. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.

Numri i partive që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit
1-  Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
 4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
 5- Mundësia (Mundësia)
6- Partia Kristian Demokrate (PKD)
7- Nisma Thurje (Nisma)
8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12- Partia e Lirisë (PL)
13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
 14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
 15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)

Në zgjedhjet e 11 majit do të votojë për herë të parë dhe diaspora.  Deri tani janë mbi 210 mijë shqiptarë nga diaspora që kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërsa janë miratuar rreth 170 mijë kërkesa.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur tre skenarë se ku mund të zhvillohet votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 11 majit. Variantet u janë dërguar për konsultim partive politike dhe Komisionit Rregullator, i cili në fund fare do të vendosë se ku do të eksperimentohet ky proces.Në të tre propozimet e përgatitura nga Ilirjan Celibashi, votimi e numërimi elektronik ndahet mes bashkive: Tiranë, Vorë dhe Durrës.

Report TV ka siguruar modelin e fletës së votimit me të cilën do të votojmë në 11 maj. Fleta do të ketë të gjithë kandidatët me emra, si listën e mbyllur ashtu edhe listën e hapur. Fleta e qarkut Tiranë do të ketë përmasa gjigande për shkak se prodhon 37 deputetë dhe duhet të ketë 49 emra për çdo subjekt zgjedhor.

Next Post
Veliaj reagon sërish: “Vrasësi me pagesë” dhe “Kasapi” i Sali Fundërrinës s’e kanë idenë se me kë janë ngatërruar…

Veliaj reagon sërish: "Vrasësi me pagesë" dhe "Kasapi" i Sali Fundërrinës s'e kanë idenë se me kë janë ngatërruar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In