• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimi, miratohet vendimi, si do hipotekohen 400 pallate pa leje

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të gjitha pallatet që nuk kanë hipotekë, do të regjistrohen nga Bashkia e Tiranës. Një vendim i cili u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ditën e djeshme, parashikon pajisjen me dokumenta të qytetarëve të cilët kanë paguar lekët, por nuk kanë hipotekën.

Në Tiranë janë më shumë se 400 pallate, të cilët nuk janë të regjistruar dhe për pasojë, qytetarët pavarisht se kanë paguar lekët, nuk kanë dokumentat, për shkak se ndërtuesi ose ka falimentuar ose nuk bashkëpunon.

Po çfarë përmban vendimi i bashkisë?
Lëvizjet demografike të dy dekadave të fundit kanë rezultuar në një rritje të ajshtëzakonshme të kërkesave për banim në Tiranë, gjë që ka sjellë edhe rritjen e ndërtimeve. Si rrjedhojë, prej vitit 1998 në Bashkinë e Tiranës janë miratuar për ndërtim 1375 objekte me leje ndërtimi, nga të cilat një pjesë e madhe ende nuk kanë arritur të përfundojnë procesin e regjistrimit në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kjo për arsyje të ndryshme, por që lidhen kryesiht me mos paisjen e subjekteve ndërtuese me certifikatën e përdorimit, e cila është kusht për regjistrimin në ZRPP.

Koston më të madhe të mos regjistrimit e mbajnë qytetarët, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë shëndrruar në blersa pa një dokument ligjor pronësie, pavarsisht se de facto disponojnë apartamentin, apo garazhin mbi bazën e kontratave të porosisë, tërësisht të likujduara. Mungeca e certifikatës së pronësisë për ta, përbën pengesë për disponimin e kirshëm të pasurisë. Kjo sjell si pasojë edhe një bllokim të situatës ekonomike, pasi këto pasuri janë capital i privuar nga qarkullimi ekonomik.

Sipas një vrojtimi paraprak të Drejtorisë së Përgjithshmë të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, rezulton se në qytetin e Tiranës gjenden ende rreth 33% e objekteve me leje ndërtimi të miratuar ndër vite, për të cilat nuk janë ndjekur procedurat e aplikimi për t’u pajisur çërtifikatë përdorimi dhe rrjedhimisht ato të regjistrimit të pronës pranë ZVRPP-së. Kësaj sasie i duhen shtuar edhe objektet e ndërtuara n ëish-komunat. Në rreth 90 raste të verifikuara në ish-komuna, rreth 30% rezultojnë me ndryshime të kushteve të lejes dhe në të shumtën e rasteve, me mangësi të theksuara në dokumentacionin e lejes.

Shkaqet për krijimin e një situate të tillë duhet të kërkohen në radhë të parë tek ndërtuesit, por edhe në një boshllëk ligjor. Legjislacioni në fuqi nuk parashikon asnjë rregullim të situatës së krijuar, e cila vazhdon të trashgohet vit pas viti dhe aktualisht rezulton të jetë më promblematike duke qënë se territori adminsitrativ i Bashkisë së Tiranës është zgjeruar.

Procesi
Bashkia e Tiranës të pajisë me certifikatë objektet e ndërtuara në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, të cilit nuk mund të jenë objekt trajtimi në bazë të Ligjit Nr. 9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar). Afati i lejes së ndërtimit për këto objekte duhet të ketë përfunduar.
Bashkia e Tiranës të kryejë kolaudimin e objekteve vetëm nëse subjekti zhvillues/ndërtues është shpallur i falimentuar, është likuiduar apo është inaktiv dhe nëse (ii) poseduesit e njësive të shërbimit apo banimit mbajtës të ligjshëm të kontratave të shkëmbimit/sipërmarrjes/porosisë dhe aktmarrëveshjeve të ngjashme, nuk gjejnë dakordësi për kryerjen e procedurave të kolaudimit të objektit nga ana e tyre.

Rregullimi i këtyre pasojave mbështetet në parimin e atutonomisë vendore, te e dejta e pronës si një e drejtë subjective me karakter pasuror dhe së treti te parimi i sigurisë juridike.

ma.me

Next Post
Banesat sociale / Skema e re nis nga muaji tetor

Bonusi, ja emrat e familjeve që u subvencionohet qiraja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com