• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimi i votuesve nga jashtë, interes i ulët nga grupmosha 18–25 vjeç

by A R
23/01/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diaspora vijon të regjistrohet për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Që prej 11 janarit, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi në funksion platformën elektronike të regjistrimit (PER), ky numër po kalon 60 mijë kërkesa, edhe pse rreth 32 për qind janë refuzuar dhe 7,8 për qind janë në shqyrtim.

Në tabelën e statistikave për të dhënat e regjistrimit të votuesve nga jashtë vërehet se në kategorinë e personave që u është miratuar kërkesa, 3,2 për qind apo mbi 2 mijë qytetarëve me të drejtë vote u kërkohet një dokument identifikimi i ri.

Numri i femrave në kërkesat sipas gjinisë është rritur në krahasim me ditët e shkuara, 21.794 ose 37%, ndërsa në kërkesat sipas grupmoshave, 26–35-vjeçarët vijojnë të kryesojnë.

Në krye vijon të qëndrojë edhe Italia për kërkesat sipas shteteve dhe kryeqyteti, Tirana, sipas qarqeve.

Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin shtesë prej 2,5 miliardë lekësh për KQZ, për të mbuluar shpenzimet e postës për zarfet, në vajtje dhe ardhje, të fletës së votimit.

Fleta e votimit pritet të dërgohet me postë-rekomande nga KQZ-ja, siç ka konfirmuar edhe vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në javën e dytë të muajit prill, zarf ky që do t’i dorëzohet vetëm votuesit e jo familjarëve.

Diaspora voton sivjet për herë të parë, ndërkohë që platforma PER do të jetë e hapur deri më 4 mars dhe për dokumentet e nevojshme nevojitet: kartë identiteti ose pasaportë shqiptare dhe për adresë duhet të ngarkojnë në sistem një dokument që përmban adresën e banimit.

Next Post
Kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest shtëpie’, ja kur do të shprehet Apeli për dhëndrin e Berishës

Kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest shtëpie’, ja kur do të shprehet Apeli për dhëndrin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In