• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Regjistrimi i pronave të para vitit ’91, ja procedurat

by A R
07/11/2019 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gentian Dyrmishi, përgjegjës në sektorin e kalimit të pronësisë të trojeve pa titull në Drejtorinë Vendore të Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan dhe Juliana Sinani, përgjegjëse në sektorin e Hartografisë dhe Regjistrimit në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Elbasan, iu përgjigjën interesit të qytetarëve, duke sqaruar procedurat e fitimit të certifikatës së pronësisë.

“Drejtoria jonë sapo ka bërë një legalizim të një pallati 12-katësh, me dy kate nëntokë, në tërësi të certifikuara 120 njësi, të përkthyera në bodrume, apartamente dhe dyqane”-, bëri të ditur Dyrmishi në nisje të bashkëbisedimit me qytetarët.

I pyetur për fitimin e pronësisë të një trualli dhe ndërtese të para vitit 1991, për të cilën i interesuari nuk kishte asnjë lloj letre pronësie, Dyrmishi bëri të ditur se përmes vendimit të qeverisë së vitit 2018, tashmë këtij ngërçit i jepet zgjidhje.

“Mesa kuptojmë nga pyetja kemi të bëjmë me një ndërtesë të regjistruar para 10/08/1991, pra datë limit që përcakton VKM e vitit 2018 për regjistrimin e pronësisë, një vendim që bën të mundur regjistrimin apo çregjistrimin e ndërtesave të vjetra.

Për ndërtesat e kësaj natyre duhet plotësuar një formularë aplikimi tip, që të mundëson që ne si drejtori të investohemi në këtë procedurë, që ka disa faza dhe që ndihmon në miratimin e këtij vendimi. Ajo që mund të arrihet është regjistrimi i kësaj ndërtese dhe sipërfaqes limit 300 metra katrorë”, – theksoi Dyrmishi.

Lidhur me problematikën e blerjes së tokës nga shteti, Dyrmishi sqaroi opinionin publik se falë Vendimit të Këshillit të Ministrave të këtij viti, me numër 321, problemit të kontratave për këtë kategori pronash i është dhënë zgjidhje. “Kemi të bëjmë me kontrata të lidhura gjerësisht me këshillat e rrethit, të cilat për dekada kanë pasur probleme dhe ky ngërç është zgjidhur me VKM. 321 të vitit 2019. Tashmë duhen vetëm katër dokumente për të marrë certifikatën e pronësisë; Vendimi nga organi këshillit për miratimin e tokës, ku do bëhet ndërtimi. Duhet kontrata noteriale, fatura e pagesës nga ana e juaj, si dhe të ekzistojë dokumentacioni i rregullt për ndërtesën”, – bëri të ditur Dyrmishi.

Next Post
FOTO / Ky rosak i rrallë po i mahnit turistët në Nju Jork

FOTO / Ky rosak i rrallë po i mahnit turistët në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In