• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimi i adresës së banimit, vetëm në mënyrë elektronike! Si do të veprohet me të huajt dhe personat pa shtetësi, ç’ndodh nëse keni mangësi në dokumentacion

by B K
16/07/2025 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga dita e djeshme, deklarimi i adresës së banimit apo vendqëndrimit për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që ndodhen në territorin e Shqipërisë bëhet vetëm “online”, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Vendimi i ri i qeverisë, i botuar në Fletoren Zyrtare, shënon një tjetër hap drejt digjitalizimit të shërbimeve publike dhe heqjes përfundimtare të procedurave në sportele. Sipas vendimit, çdo shtetas është i detyruar të kryejë deklarimin, ndryshimin apo saktësimin e adresës përmes “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentacionin që vërteton marrëdhënien me banesën, siç janë aktet e pronësisë, kontratat e qirasë apo çdo dokument tjetër ligjor që provon vendbanimin e deklaruar. Për ata që kërkojnë të regjistrohen në një familje ekzistuese, kërkesa do të duhet të konfirmohet nga kryefamiljari përmes të njëjtit portal.

Vendimi parashikon që të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë, e cila duhet të përputhet me sistemin e adresave zyrtare në fuqi. Një tjetër risi është përfshirja në sistem edhe e qytetarëve që qëndrojnë për më shumë se tre muaj në institucione të vuajtjes së dënimit, paraburgim ose institucione shëndetësore për kurim afatgjatë. Në këto raste, është detyrë e institucioneve përkatëse të njoftojnë zyrën e gjendjes civile brenda 48 orëve nga përmbushja e afatit. Pas përfundimit të qëndrimit, njoftimi për rikthim në adresën e mëparshme duhet të bëhet brenda pesë ditësh. Në rastet kur zyrat e gjendjes civile konstatojnë mangësi në dokumentacion apo të dhëna të pasakta, qytetarët njoftohen përmes “e-Albania” dhe u jepet një afat treditor për përditësimin e informacionit. Por nëse pasaktësia mund të korrigjohet pa ndërhyrjen e qytetarit, ajo do të bëhet automatikisht nga administrata. Vendimi rregullon gjithashtu edhe regjistrimin e shtetasve të huaj, refugjatëve dhe personave pa shtetësi. Institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të informojnë për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejtën për vendqëndrim. Në këto raste, deklarimi i adresës do të kryhet nga zyrat e gjendjes civile në përputhje me ligjin për të huajt.

“Vetëdeklarimi i adresës është i detyrueshëm dhe do të realizohet përmes platformës ‘e-Albania’. Dokumenti i pronësisë, kontrata e qirasë apo të tjera dokumente të ligjshme duhet të ngarkohen nga qytetari në sistem”, – thuhet në tekstin e vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kjo rregullore e re shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2009, duke i hapur rrugë një mënyre më të thjeshtë dhe moderne të administrimit të të dhënave të banimit. Në të njëjtën kohë, ajo synon të rrisë saktësinë e regjistrave të gjendjes civile dhe të shmangë problematika të zakonshme, si adresat fiktive apo mungesa e përditësimit të informacionit. Me zbatimin e këtij vendimi, qytetarët nuk kanë më nevojë të paraqiten fizikisht në zyrat e gjendjes civile për regjistrimin e adresës. Gjithçka mund të bëhet nga kompjuteri apo telefoni, me kusht që llogaria personale në “eAlbania” të jetë funksionale dhe të përmbajë të dhëna të sakta të kontaktit, si numri i telefonit dhe adresa e emailit.

Qeveria vlerëson se kjo masë jo vetëm do të ulë ndjeshëm fluksin në sportelet publike, por do të rrisë gjithashtu transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve. Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të përditësojnë menjëherë të dhënat e tyre të banimit, pasi këto janë të lidhura ngushtë me ofrimin e një sërë shërbimesh të tjera shtetërore, si arsimi, ndihma ekonomike, zgjedhjet apo shërbimet shëndetësore.

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga qytetari në “e-Albania”:

-Dokument pronësie për ata që jetojnë në banesën në pronësi të tyre:

—Certifikatë pronësie nga ASHK (ishHipoteka).

-Vendim gjykate i formës së prerë, nëse është rasti. -Kontratë qiraje për ata që banojnë me qira:

-Kontratë e noterizuar e qirasë, ku përcaktohet qartë adresa dhe afati i qiradhënies.

-Në disa raste mund të kërkohet edhe një deklaratë nga pronari që konfirmon se lejon banimin e qytetarit në atë adresë.

-Kontratë huadhënie banese/përdorimi për rastet kur banesa jepet për përdorim pa qira:

-Ose deklaratë e thjeshtë me firmë të personit që jep banesën, bashkë me një dokument që vërteton pronësinë e tij.

Çdo dokument tjetër ligjor që vërteton marrëdhënien me banesën:

• Për shembull, akt nga bashkia apo komuna, urdhër sistemimi për kategori të veçanta, dëshmi banimi nga institucionet shtetërore, etj.

Për regjistrimin në një familje ekzistuese:

-Konfirmimi i kryefamiljarit; kërkesa për t’u regjistruar në një familje duhet të miratohet elektronikisht nga kryefamiljari, brenda sistemit të “e-Albania”.

Për qytetarët në institucione (burgje, spitale afatgjata):

-Njoftimi institucional bëhet nga institucioni përkatës (burg, paraburgim, spital), brenda 48 orëve nga përmbushja e afatit 3-mujor. Qytetari nuk duhet të dorëzojë dokument.

Për shtetasit e huaj, refugjatë dhe persona pa shtetësi:

-Vendimi i institucionit përkatës që përcakton vendqëndrimin për shembull, nga Drejtoria e Migracionit, UNHCR ose strukturat e Ministrisë së Brendshme.

-Dokument identifikimi të vlefshëm; pasaportë, leje qëndrimi, ose dokument i njohur ndërkombëtarisht.

Next Post
Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet për përfshirje zyrtarësh

Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet për përfshirje zyrtarësh

Comments 1

  1. Builder says:
    5 months ago

    Në vëmëndje të KM – Edi Rama.
    Këtu, në këtë çështje, vetë kjo qeveri, ka bërë një NGATERESË ndofta pa qellim,,por që njerezit janë para faktit të kryer TË GRABITJES SË PRONËS, vetëm e vetëm, nga nderrimi i adresës.
    Sqarim.
    Shtepitë në hipoteka, janë të rregjistruara, sipas adresave dhe rrugëve të para vitit 2018-2019, kohë në të cilën Bashkia Tiranë, nderroi emrat e rrugicave si degezime – te rrugëve ekzistuese, duke u vënë emra të tjerë rrugicave.
    P.Sh. Rruga XX pallati 8888, ka qenë dhe është bërë rruga YYY pallati 333.
    Në hipotekë, prona figuron në rruga XX pallati 8888, në fakt adresa e re është rruga YYY pallati 333.
    AUTOmatikisht, prona në adresë të re, nuk ekziston.
    ËSHTË BËRË NJË LËMSH ZYRTAR, NGA ZYRTARË KALAMAJ, që nuk hanë pykë, paçka se njerezve u kanë hapur aq shumë probleme sa nuk ta merr mendja.
    Në se duan ti shesin, apo të japin adresën.
    Adresa jepet aty ku banon, në pronën tënde e jo nëpër fantazitë e kalamajve tëBashkisë që kanë bërë lëmsh këtë punë.
    Pra, KY LIGJ I ADRESAVE, ËSHTË I PA ZBATUESHËM.
    Kemi frikë të kërkojmë çertifikatë pronesie, se nuk dimë se çfarë na pret nga punonjesit kalamaj që marrin rrogat në zyrat e shtetit.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com