• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

by E S
11/07/2026 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe të 10 për vitin e ri shkollor ka nisur më datën 6 korrik dhe do të mbyllet në fund të këtij muaji.

Prindërit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur aplikimet. Si vitin e kaluar, edhe këtë vit atyre nuk u lejohet të ndërhyjnë për të zgjedhur shkollën apo mësuesin e preferuar, por janë të detyruar të regjistrojnë fëmijën në institucionin shkollor që u cakton sistemi.

“Këto regjistrime kanë rezultuar të jenë në nivele të larta dhe sistemi nuk ka shfaqur problematika, edhe pse mund të themi se prindërit kanë qenë shumë të informuar për mënyrën e regjistrimit dhe aplikimit në portalin e-Albania”.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore në Tiranë, Ermira Milori, sqaron se pasi përfundon aplikimi në e-Albania, emri i fëmijës shfaqet në sistem së bashku me adresën e tij dhe vetëm nëse plotësohet kriteri i vendbanimit, kërkesa e prindit pranohet nga institucioni shkollor.

“Nëse vendbanimi nuk përputhet me përkatësinë e rrugës dhe institucionit arsimor, atëherë aplikuesi do të marrë një përgjigje negative, pavarësisht dëshirës së prindërve apo kujdestarit ligjor”, tha ajo.

Ndërsa për sa i takon regjistrimeve për klasën e 10, sistemi i referohet shkollës ku fëmija ka përfunduar ciklin nëntëvjeçar.

“Për shembull, një gjimnaz si Ismail Qemali mund të përfshijë gjashtë shkolla nëntëvjeçare dhe vetëm nxënësit e këtyre shkollave kanë të drejtë të regjistrohen në këtë gjimnaz. Po ashtu, katër shkolla nëntëvjeçare mund të kenë të drejtë të regjistrohen në gjimnazin Sami Frashëri”, sqaroi Milori.

Pas përfundimit të kësaj faze të parë të regjistrimeve, Drejtoria Arsimore do të vendosë nëse do të rihapë regjistrimet në një fazë të dytë në muajt në vijim ose jo.

Next Post
Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com