• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistri elektronik, 208 milionë lekë për pronat shtetërore dhe zonat ekonomike

by A R
27/08/2016 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një fond prej 208 milionë lekë të vjetra, qeveria do të ngrejë një database për pronat shtetërore dhe zonat ekonomike në Shqipëri. Ministria e Ekonomisë ka vendosur të administrojë në mënyrë elektronike të dhënat mbi pronat shtetërore ku bëjnë pjesë: informacioni për pronat shtetërore, informacioni për zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (ZTZHE), database për pronat shtetërore, informatizimi i proceseve dhe shërbimeve që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Shtetërore në MZHETTS si dhe të dhëna të tjera për pronat shtetërore.

Kjo ministri ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku janë ftuar operatorët të marrin pjesë. Sipas saj, për këtë qëllim është e nevojshme krijimi i një sistemi informatik softëare për pronat shtetërore me kosto mirëmbajtje optimale për administrimin elektronik të informacionit për pronat, zonat ekonomike (ZTZHE), operatorët, investimet, projektet në pronat shtetërore, aktivitetet, qiratë e pronave shtetërore, proceset, procedurat, monitorimin, raportimin, gjurmimin, dokumentet, ndjekjen e veprimeve, vlerësimin etj në lidhje me pronat shtetërore dhe shërbimet që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Shtetërore (DPPSH).

Sipas dokumenteve të gazetës “Shqip” administrimi dhe raportimi i të dhënave për pronat shtetërore, për pronat në procedurë privatizimi, për objektet e dhëna me qira dhe ZTZHE, për projektet e investimeve, për funksionimin e objekteve te dhëna me qira dhe administrimin e informacionit për ZTZHE apo çdo informacion tjetër për pronat shtetërore dhe ZTZHE bëhet sipas disa formularëve përkatës. Aktualisht nuk ekziston një sistem elektronik dhe të dhënat për pronat shtetërore dhe ZTZHE nuk ruhen në mënyrë elektronike në një sistem informatik me database.

Objektivat

  • Procesi i administrimit të objekteve shtetërore që do të privatizohen
  • Procesi i administrimit të objekteve shtetërore të dhëna me qira ku përfshihen edhe kontratat qe duhet të monitorohen nga MZHETTS
  • Procesi i administrimit të Shoqërive Shtetërore (me kapital shtetëror 100% dhe mbi 50%), përfshirë të dhënat administrative, financiare të aseteve dhe të burimeve njerëzore.
  • Procesi i administrimit të Shoqërive në likuidim
  • Procesi i administrimit të Zonave Teknologjike të Zhvillimit Ekonomik.

Nëpërmjet realizimit të këtij projekti, duhet të arrihen:

  • Krijimi i një baze të dhënash me informacion të përgjithshëm për të gjitha asetet e listuara më sipër
  • Manaxhimi dhe administrimi efikas i kësaj baze të dhënash nëpërmjet një aplikacioni web të aksesueshëm nga stafi i DPSHSH të MZHETTS.
  • Publikimi i të gjithë aseteve që janë në procedure privatizimi, objekteve me qira dhe ZTZHE në portalin pronatshteterore.gov.al.
  • Monitorimin e objekteve të dhëna me qira dhe ZTZHE.
Next Post
Mënyra se si flejnë çiftet tregon sesa janë të lidhur

Mënyra se si flejnë çiftet tregon sesa janë të lidhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In