• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjisori Qëndrim Rijani: Shqiptarët kanë nevojë për një Teatër të ri Kombëtar

by Java News
29/06/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga regjisorët e rinj më të suksesshëm në Kosovë, Qëndrim Rijani, i cili pak kohë më parë solli në Tiranë veprën e mirënjohur të Alfred Hitchcock-ut “39 Hapat”, shprehet se ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar nuk e dëshirojnë vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por e gjithë shqiptaria, sepse siç thotë ai: “Një projekt në Teatrin Kombëtar e quajmë si arritjen më të madhe tonën ndër Shqiptari”.

Rijani shprehet se një Teatër i ri Kombëtar është kërkuar më shumë se 38 vjet më parë edhe nga “të mëdhenjtë e të mëdhenjve, artistët e historisë dhe arritjeve, të cilëve ne sot iu referohemi”.

Prononcimi i plotë i tij:

“Po e filloj duke ju referuar një shkrimi nga i nderuari Bedri Islami: “Pak vite, para se Enver Hoxha të ndahej nga jeta, në një mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror, kur po diskutohej edhe për artin, veçmas për Teatrin, ishin të ftuar edhe artistët e mëdhenj, mes tyre edhe Kadri Roshi e Sandër Prosi. Në atë mbledhje të Sekretariatit, aktorët, mes të tjerash, i kërkuan dy gjëra: kur të jenë me xhirime filmash, të kenë një dietë më të madhe, sepse pasioni, çasti, rrëmbimi, duan trajtim ndryshe – kërkesë që nuk iu plotësua – gjithashtu, kërkuan ndërtimin e një teatri të ri.

Enver Hoxha u ktheu përgjigjen e përhershme, se tani për tani shteti nuk ka paratë e nevojshme për një teatër të ri, se jemi përballë bllokadës etj, fjalë të kësaj natyre. Sidoqoftë, u premtoi se kur të zgjidheshin halle të tjera, do i vinte rradha edhe teatrit të ri popullor, si quhej asaj kohe”.

Pra, Teatrin e Ri e kërkuan ata, të mëdhenjtë e të mëdhenjve, artistët e historisë dhe arritjeve, të cilëve ne sot iu referohemi. U kërkua ai Teatër i Ri, 38 vitë me parë, të cilin ende ne sot nuk e kemi. Besoj shumë që Shqipëria dhe të gjithë ne shqiptarët që vazhdimisht sytë i kemi tek ai Teatër Kombëtar dhe vazhdojmë ta konsiderojmë një projekt në Teatrin Kombëtar si arritjen më të madhe tonën ndër Shqiptari, ka dhe kemi nevojë për një Teatër të Ri. Teatri Kombëtar ka nevojë që të vazhdojë të ketë në pronësi çdo pëllëmbë të tokës të cilën posedon sot. Dhe Teatri i Ri Kombëtar do të ketë nevojë për aktor, regjisor, skenograf, kostumograf, kompozitor, etj… të cilët do të arrijnë të shfrytëzojnë dhe menaxhojnë të gjitha mundësitë, që do ofrojë një teatër dinjitoz dhe vazhdimisht do të ofrojnë produkte artistike dinjitoze, pa u fshehur pas formulës së famshme: “Mungesa e kushteve bëri që mos arrijmë të gjitha qëllimet”.

a.ç

Next Post
Sipërmarrjet e vogla në krizë, 16 mijë të vetëpunësuar mbeten pa punë

Shiu i jep hov ekonomisë, INSTAT: Rritje 4.45% në tremujorin e parë, ja si ndikoi shitja e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

July 31, 2026
“14 maji”/ Bejko ‘thumbon’ Berishën: Është bërë si luan pa dhëmbë që nuk kafshon dot…!

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

July 31, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

July 31, 2026
Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

July 31, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

July 31, 2026
Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

July 31, 2026
“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com