• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjisori Namik Ajazi zbardh detaje mbi filmin në Spaç: Ndërhyrja është e pjesshme, nuk jemi ne që orientojmë punimet

by A R
10/06/2025 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori Namik Ajazi ka ndarë detaje të reja mbi punimet që do të kryhen në ish-burgun e Spaçit dhe konceptimin e filmit që do të realizohet në këtë vend me rëndësi historike. Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, Ajazi theksoi se filmi nuk është ai që orienton punimet në Spaç, por se ato zhvillohen në varësi të projektit më të gjerë për rivitalizimin e Spaçit.

“Ne u vendosëm në plan të parë të kësaj ndërhyrjeje që po bëhet,” u shpreh Ajazi. “Nëse Spaçi do të rivitalizohet, ne mund të xhirojmë një pjesë të filmit aty. Do të ishte e pamundur të rikrijohej çdo detaj i tij. Nuk jemi ne që orientojmë punimet për filmin. Ka një kronologji ngjarjesh që duhet të sqarohen. Ne jemi në varësi të Spaçit dhe mundësive që do të krijohen.”

Ajazi shpjegoi se ndërhyrja që do të bëhet është shumë e pjesshme dhe se filmi do të mbështetet gjerësisht te efektet vizuale për të rikrijuar atmosferën e brendshme të burgut famëkeq.

“Ne hartuam skenarin dhe, kur pamë që qeveria mbështeste projektin për rivitalizimin e Spaçit, menduam që një pjesë të përdorim për të realizuar filmin. Ndërhyrja e parë është bërë në dhomën e takimeve,” sqaroi regjisori.

Ai theksoi rëndësinë e filmit si një homazh për revoltat që ndodhën në Spaç, duke shtuar se “në rastin e filmit, cilido që të ishte kryeministër, do të duhej të ndërhynte, pasi filmi i bën homazh revoltave.”

Ekipi i producentëve nga Roma, pasi u sigurua për realizimin e projektit të rivitalizimit të Spaçit, erdhi në dhjetor 2023 dhe analizoi vendin me detaje për një javë.

Regjisori shprehu shpresën se qeveria do ta çojë përpara këtë projekt dhe theksoi angazhimin e tyre për të sjellë një paraqitje autentike të ngjarjeve. “Në film do të punohet me efekte, por gjithmonë duke pasur si bazë Spaçin. Do të mundohemi të mos i qëndrojmë vetëm vitit 1973. Skenari është ndërtuar mbi materiale arkivore dhe ne kemi përmbledhur të gjitha shkrimet e rëndësishme. Do të jemi brenda të gjithë ngjarjes,” përfundoi Ajazi.

Filmi synon të sjellë në vëmendje historinë e dhimbshme të Spaçit, duke shërbyer si një dëshmi e kujtesës dhe një paralajmërim për të ardhmen.

Next Post
“Nga Shqipëria, të marrë çmimin futbollisti më i mirë i vitit”, Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards

“Nga Shqipëria, të marrë çmimin futbollisti më i mirë i vitit”, Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In