• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjimi ndërroi tekstin e këngës 3 ditë para festivalit, Mifarete Laze: E bëra lëmsh!

by A R
06/04/2023 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artistja shkodrane Mifarete Laze ishte e ftuara e pasdites në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian. Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Mifaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.

Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake. Pikërisht prej kësaj të fundit, Mifaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim, vetëm 3 ditë përpara festivalit.

Mifarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.

Rudina Magjistari: Tekstin e këngës?

Mifarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”. I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.

Rudina Magjistari: Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?

Mifarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci, kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh. Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.

Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër… lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të  të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën, mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo./

Regjimi ndërroitekstin e këngës 3 ditë para festivalit, Mifarete Laze: E bëra lëmsh!

Artistja shkodrane Mifarete Laze ishte e ftuara e pasdites në “Rudina” në Tv Klan së bashku me mbesën e saj të vogël, Arian. Në rrëfimin e saj për statusin e ri, lidhjen e muzikës që i bashkon të dyja, Mifaretja kujtoi edhe kohët kur ajo ishte pjesë e Festivalit të Fundvitit.

Ndërsa sot mbesa e saj admiron grupet muzikore koreane për shkak se jeton në një kohë tjetër, dikur arti, ashtu si shumë fusha të tjera i shërbente propagandës partiake. Pikërisht prej kësaj të fundit,  Mifaretja mban mend një episod kur u desh të ndryshohej teksti që të përmbushte këtë qëllim, vetëm 3 ditë përpara festivalit.

Mifarete Laze: Prova gjenerale bëhej 3 ditë para festivalit, të ndërronin komplet tekstin.

Rudina Magjistari: Tekstin e këngës?

Mifarete Laze: Edhe po të bëje gabim ishte një tmerr, mbaj mend këngën “Udhët e atdheut”. I thanë profesor Xhevahirit të ndërronte tekstin. Imagjino të kesh bërë 25 ditë prova dhe për 3 ditë të ndërrojnë tekstin kur ti e ke impostuar e të gjitha.

Rudina Magjistari: Çfarë i mungonte tekstit apo kishte diçka tepër?

Mifarete Laze: Xhevahiri kishte tekst filozofik, ishte i bukur për jetën, mirëpo duhej futur partia e kështu. Ato mo, ama mbaj mend që te rreshti i parë ka qenë inspektor skene Kalaci, kishte bërë ca kartona por nga emocionet edhe nuk sheh. Në strofën e dytë edhe sheh, por në strofën e parë nuk sheh kurrgjë se ke emocione.

Edhe mbaj mend që e bëra lëmsh, ca prej tekstit të ri, ca prej tekstit të vjetër…  lëmsh. Por shyqyr që e bëri lëmsh edhe profesor Gaqoja edhe shpëtova. Ama ta bësh lëmsh e kur shkon në prapaskenë është të  të bjerë pika duke pritur çfarë po të bëjnë, të hoqën a s’të hoqën, mos ke thënë ndonjë fjalë gabimisht se si dihet, boshti ideologjik, por jo.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In