Asociacioni Kombëtar i Mjekëve dhe Dentistëve, ka thënë se mjekët kanë dështuar që të prezantojnë dëshminë e vaksinimit.
Ky njoftim vjen pas pezullimit të 1,656 mjekëve në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Profesionistëve mjekësorë u është kërkuar të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, prej miratimit të ligjit të ri, që ka nisur të zbatohet në muajin prill.
Mirëpo në këtë shifër përfshihen edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe presin të vaksinohen, ata që janë vaksinuar jashtë Italisë dhe mjekët që nuk mund të imunizohen për arsye mjekësore.
Filippo Anelli, presidenti i federatës tha se Italia ka kërkuar që të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit, policia , pjesëtarët e forcave të armatosura dhe punonjësit e shtëpive të të moshuarve të vaksinohen plotësisht kundër COVID, pergatiti BW.