• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzoi të shkonte në gjykatë, avokatët: Për Berishën, mund të ashpërsohet masa e sigurisë deri në ‘arrest me burg’

by Java News
25/10/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Betejën në Gjykatë e cila e akuzon për korrupsion, Sali Berisha zgjodhi ta bëjë përmes avokatëve të tij, duke refuzuar që të paraqitet në gjyq, por zgjodhi të përdorë si mburojë ata që e mbështesin, demokratët e Rithemelimit.

I ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetaren Esmeralda Dodaj avokati Arbër Hoxha shpjegoi skenarët që mund të ndiqen në këtë rast. Ai nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet nga detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, në një masë më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.

Neni 248 i kodit të procedurës penale thotë jo më vonë se tre ditë nga momenti i ekzekutimit të çfarëdolloj mase sigurimi gjykata të marrë në pyetje personin ndaj të cilit është caktuar masë sigurie. Berisha ka caktuar dy mbrojtësit e tij dhe është e drejta e tij legjitime. Por zoti Berisha duhet të kishte qenë vetë aty, nuk e di përse gjykata e ka bërë këtë ndryshim. Në momentin që gjykata ka caktuat masën ndaj një personi dhe nuk paraqitet personalisht në prani të një apo dy mbrojtësve sigurisht që neni 73 i kushtetutës dhe neni 288 dhe 289 i kodit të procedurës personale nuk parashikojnë në rastet kur deputeti i Kuvendit nuk paraqitet personalisht në këtë moment nuk mund të shoqërohet me forcë se realisht pastaj që do të shkelej kushtetuta, por sigurisht prokurorët e çështjes mund ti kërkojnë drejtuesit të prokurorisë që masa e sigurimit të përshkallëzohet nga detyrim për tu paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit në një masë sigurimi më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg. Në një rast të tillë drejtuesi i prokurorisë duhet ti drejtohet kuvendit, komisionit të mandateve për të dhënë autorizimin për përcaktimin e një mase sigurimi arrest në shtëpi ose arrest në vburg dhe më pas gjykata miraton kërkesën e prokurorit. Një deputet nuk mund të shoqërohet forcërisht por mund të kërkohet përshkallëzimi i masës së sigurimit”, tha avokati.

Kurse anëtari kryesisë së PD-së zyrtare Marsid Gupi tha se Berisha duhet të tregonte respekt ndaj  gjyqësorit, pasi refuzimi i tij për t’u paraqitur krijon një precedent të rrezikshëm.

“Unë jam me idenë që këto janë precedentë të rrezikshëm që krijohen. Do marr  një rast analog siç është rasti i Trump, në Amerikë e akuzon gjykata,. Ai shkoi në gjykatë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Berisha të tregojë respekt ndaj gjyqësorit dhe pretendimet që ka ti ezaurojë nëpërmjet procesit gjyqësor. Mos-vajtja e tij që nga pjesa e simbolikës që përcjell krijon një precedent të rrezikshëm në lidhje me pretendimet e veta për masën e sigurimit që është marrë ndaj tij konkurrojnë disa dispozita që kanë të bëjnë që nga rasti i disa normave kushtetuese që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive dhe lëvizjes së personave.”

Edhe gazetari Sokol Bregu nënvizoi se Berisha e ka detyrim juridik  që të përballej në gjykatë me akuzat dhe të parashtronte pretendimet.

“ Berisha sot duhet të ishte në gjykatë. Ai duhet të ishte në gjykatë për ti dhënë një formë një frymëmarrje të gjithë reformës në drejtësi. Po të më kishe ftuar përballë me Gjokutajn nuk do vija sepse është një nga njerëzit që i njeh mirë ligjet e drejtësinë dhe mund ta çojë këtë çështje edhe 10 vjet. Kjo nuk është çështje e Gjokutajt por e zotit Berisha. Nëse Berisha nuk shkon të përballet me gjykatë kush do të shkojë? Unë? Ky  është ai që nuk i afrohen dot policët, ky është ai që gjithë ky shtet nuk i afrohet dot. Detyrim juridik mund ta ketë kushto detyrim moral ndaj kombit dhe vendit që të paraqitet e ka Berisha. Berisha e ka edhe juridik dhe moral. Nëse ai pretendon që procesi është i manipuluar të shkojë ta denoncojë në sallë të gjyqit”, shtoi ai./m.j

Next Post
Daut Gumeni, ish i burgosur politik: Sali Berisha, ky është fundi! Nuk ke parë gjë akoma!

Daut Gumeni, ish i burgosur politik: Sali Berisha, ky është fundi! Nuk ke parë gjë akoma!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

October 24, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Berisha kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”- Avokati: Duan ta kthejnë Shqipërinë si në ’97! Ata që kërkojnë dorëheqjen…

October 24, 2026
“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

October 24, 2026
“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

October 24, 2026
Trump sulmon Zelensky-n për sulmet ndaj rafinerive ruse: Turp, është më e vështirë të bashkëpunosh me të sesa me Putinin

Taktikë e re gjeopolitike, Trump sugjeron tarifa 200% mbi Ukrainën dhe Rusinë: Kushtëzim për të arritur paqen!

October 24, 2026
Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

October 24, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA e alarmuar nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikuan vrasjet e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë!

October 24, 2026
Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

Tajfuni “Chubi” lë pas 1 të vdekur e mbi 500 të plagosur në Tajvan! 56 mijë familje pa drita, stuhia i drejtohet Kinës e Japonisë

October 24, 2026
Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

October 24, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron për sulmin vdekjeprurës në periferi të Parisit: Akt terrorist dhe racist

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In