• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Refuzoi të pushonte çështjen ndaj kryebashkiakut, dorëhiqet prokurorja

by A R
13/02/2025 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja kryesore federale në Manhatan dha dorëheqjen të enjten pasi Departamenti i Drejtësisë e urdhëroi që të tërheqë akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.

Dorëheqja e republikanes Danielle Sassoon, e cila shërbeu si prokurore e përkohshme në qarkun jugore të Nju Jorkut, u konfirmua nga një zëdhënëse.

Dorëheqja e saj vjen disa ditë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë i udhëzoi prokurorët e Nju Jorkut ta pushojnë rastin kundër kryebashkiakut Adams, i cili akuzohet se ka pranuar kontribute të jashtëligjshme për fushatën e tij zgjedhore dhe ryshfete në formë të udhëtimeve falas apo me kosto të reduktuar nga persona që donin të blinin ndikimin e tij.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove përmes një shkrese të hënën tha se rasti ndaj kryebashkiakut demokrat Adams, duhet të pushohet në mënyrë që ai të ndihmojë në fushatën kundër imigracionit të Presidentit Donald Trump dhe të kandidojë për t’u rizgjedhur.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për të komentuar këtë zhvillim. As avokati i zotit Adams nuk reagoi.

Vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të hequr dorë nga rasti për shkak të konsideratave politike e jo varësisht nga fuqia e provave, shkaktoi shqetësime tek disa prokurorë karriere të cilët e konsiderojnë atë si shmangie ndaj normave tradicionale.

Ndërsa zoti Bove udhëzoi që rasti të pushohet sa më parë që të jetë “pratike”, për ditë të tëra nuk pati prononcim publik apo ndonjë veprim nga ekipi i prokurorisë në Nju Jork.

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara Pam Bondi tha të mërkurën se ajo do “të shqyrtojë” se përse akuzat ende nuk janë hedhur poshtë.

Prokurorja Sassoon, ish ndihmëse e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Antonin Scalia, i cili ishte pjesëtar i Shoqërisë Federaliste, një grup konservator, nuk ishte prokurorja e cila ngriti padinë ndaj zotit Adams vitin e kaluar. Prokurori që e ngriti aktakuzën ishte ish Prokurori Damian Ëilliams, i cili dha dorëheqjen pas fitores zgjedhore të zotit Trump.

Zonja Sassoon u caktua për të shërbyer si prokurore në detyrë më 21 janar, ditën kur zoti Trump filloi mandatin. VOA

Next Post
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, GJKKO tërhiqet për vendimin

"SPAK po i ben veting financiar Veliajt", gazetari: Standardi i hetimit duhet të jetë i njëjtë për të gjithë politikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In