• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzoi planin e opozitës për zgjidhjen e krizës, Basha për Ramën: I vjen nga eurforia e mos hapjes së negociatave.

by Java News
04/10/2019 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa komentoi refuzimin që kryeministri Rama i bëri planit të opozitës për zgjidhjen e krizës, tha se kjo i vjen “nga eurforia e moshapjes së negociatave”.

Në një intervistë në “Syri.net”, Basha u shpreh se  hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar.

Pyetje: A keni koment mbi refuzimin e Ramës për planin tuaj për reformën zgjedhore.

Lulzim Basha: Ajo që pamë ishte një njeri euforik nga moshapja e negociatave. Hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar. Mos harroni se Sanaderi, ish kryeministri i Kroacisë, shkoi në burg për një orë dore me anë së cilës gjetën aferën korruptive të shitjes së armëve. Këtu ka me qindra tregues që dalin ditë për ditë, i fundit doli para dy ditëve nga SHBA, që do të çonin në ndjekje penale atë që sapo pamë duke bërë kllounin para Kuvendit. Por Edi Rama nuk është më axhenda ime, as e PD, as e opozitës dhe as nuk duhet të jetë axhenda e shqiptarëve. Ky është një njeri që ka lënë në baltë këdo, ka 6 vite që ka lënë në baltë Shqipërinë, ka 6 vite që ka premtuar për ta çuar vendin drejt BE-së dhe ka 6 vite që dështon. Ky është nëj dështim i Edi Ramës. Dhe kushtet nuk vijnë as nga unë dhe as nga PD, kushtet vijnë nga Bundestagu. Kushtet vijnë nga Gjermania. Kushtet vijnë nga Këshilli Europian. Kushtet po vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi është në një krizë të thellë politike, shkaktari i kësaj krize është njeriu që ka bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të kapur shtetin në bashkëpunim me krimin, në bashkëpunim me oligarkët. Pasojat i vuajnë shqiptarët, pasojat i vuajnë të papunët.

Ata të cilët mezi ia dalin të mbyllin muajin prej rrogave të ulëta; fermerët, fëmijët, studentët, pensionistët, çdo shqiptar i vuan pasojat e politikës së papërgjegjshme të një nejriu që prap u shpreh në mënyrë të papërgjegjshme. Këtu nuk e ka sjellë vendin as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë për këtë vendin të Bashkimit Europian e ka tërësisht Edi Rama.

Ajo që ne kemi bërë kemi dorëzuar një plan për daljen nga  kriza, duke nisur me një propozim për reformën zgjedhore duke qenë se reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, i pasuar nga kushti tjetër për zbatimin e reformës zgjedhore, e cila për këdo që ka sy në ballë dhe veshë për të dëgjuar do të thotë zgjedhje, do të thotë i vetmi institucion që rikthen legjitimitetin që janë zgjedhjet.

Prandaj PD, aleatët anë kemi dorëzuar me përgjegjësi shumë të madhe duke dorëzuar një plan 5 pikësh dhe ky plan është rruga që ne shohim për zbatimin e kushteve të Bundestagut, rruga që shohim për të nxjerrë vendin nga kriza. Pra, nuk ka asnjë tejkalim të detyrës morale të opozitës.

Ne kemi një paradoks, ku nga njëra anë kemi një kryeministër, një qeveri që rri duarkryq, madje ky fërkon duart që nuk po hapen negociatat dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që sillet me një përgjegjësi që në fakt i takon qeverisjes, me përgjegjësinë për ti dhënë Shqipërisë rrugën e daljes nga kriza.

Next Post
E rëndë në Itali/ I riu kërkoi leje për në tualet, por merr armën dhe vret dy policë, plago 3 të tjerë

E rëndë në Itali/ I riu kërkoi leje për në tualet, por merr armën dhe vret dy policë, plago 3 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In