• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Refuzohet kërkesa e Trump për të bllokuar dokumentet për 6 janarin/ Hetimet po përpiqen të zbulojnë nëse ish-presidentit ka pasur…

by Java News
10/11/2021 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatëse federale në Shtetet e Bashkuara vendosi që komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kongres, mund të ketë qasje në disa nga të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të kohës së ish-presidentit Donald Trump.

Trump ka argumentuar se materialet i mbulon privilegji ekzekutiv, i cili mbron konfidencialitetin e disa komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë. Hetimet e komitetit po përpiqen të zbulojnë nëse Trump ka pasur njohuri paraprake për trazirat.

Më 6 janar, qindra mbështetës të tij kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit 2020, në të cilat kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues.

Trazirat kanë lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një zyrtar të policisë.

Kongresi, megjithatë, ka arritur ta certifkojë rezultatin zgjedhor dhe Biden e ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar. Së paku 535 protestues janë arrestuar, por, deri më tani, janë shqiptuar vetëm disa dënime.

Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve dëshiron të shohë disa të dhëna telefonike, regjistra të vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë, që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet e asaj dite.

Trump ka kërkuar vendim gjyqësor për t’i mbajtur sekret dokumentet.

Por, gjykatësja Tanya Chutkan konstatoi se Arkivi Kombëtar – agjencia federale që mban të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të Trumpit – duhet të përmbushë kërkesën e panelit.

Chutkan tha se kërkesa e Trumpit për urdhër paraprak gjyqësor duket se mbështetet “në nocionin se pushteti i tij ekzekutiv ekziston deri në përjetësi”.

Sipas saj, presidenti Joe Biden ka autoritetin për të hequr privilegjin ekzekutiv mbi dokumentet, pavarësisht pohimeve ndryshe të Trumpit.

“Presidentët nuk janë mbretër dhe paditësi nuk është president”, shtoi gjykatësja në vendimin prej 39 faqesh.

Beteja ligjore ka të ngjarë të përfundojë në Gjykatën Supreme.

Vendimi u mor në ditën kur dhjetë ndihmës të Trumpit u thirrën për të dëshmuar përpara ligjvënësve amerikanë, në lidhje me ngjarjet e 6 janarit.

Përfaqësuesi Bennie Thompson, i cili kryeson komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve, tha në një deklaratë pas vendimit se të dhënat nga Shtëpia e Bardhë janë vendimtare për të kuptuar sulmin e 6 janarit.

“Për mendimin tim, nuk mund të ketë një interes më të fuqishëm publik, sesa sigurimi i përgjigjeve për një sulm mbi demokracinë tonë”, tha Thompson.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, Thompson tha se Trump nuk duhet të sillet si një “djalosh i llastuar”.

Trump ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme punën e komitetit dhe ka vazhduar të promovojë teori të pabazuara konspirative për mashtrime në zgjedhje, edhe pse fitorja e Bidenit është vërtetuar në të 50 shtetet amerikane.

Në një reagim pas vendimit të gjykatëses, zëdhënësi i Trumpit, Taylor Budowich, tha se “Trump mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Zyrës së Presidentit”. Ai tha se rasti “është i destinuar të vendoset nga gjykatat e apelit”./REL

g.kosovari

Next Post
Integrimi në BE fokusi kryesor i takimit/ Kryeministri i Holandës mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Integrimi në BE fokusi kryesor i takimit/ Kryeministri i Holandës mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

May 20, 2026
Ç’mund të sjellë një amerikan në oborrin e SPAK?

Ç’mund të sjellë një amerikan në oborrin e SPAK?

May 20, 2026
Reformë në “Inteligjencë”/ Miratohet pr.ligji i ri, SHIK bëhet zyrtarisht SHISH dhe zgjeron kompetencat te sulmet kibernetike e hibride

Reformë në “Inteligjencë”/ Miratohet pr.ligji i ri, SHIK bëhet zyrtarisht SHISH dhe zgjeron kompetencat te sulmet kibernetike e hibride

May 20, 2026
Qeveria rregullon kohëzgjatjen e rotacionit në misionin e NATO-s, ndryshon edhe afati i qëndrimit për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

Qeveria rregullon kohëzgjatjen e rotacionit në misionin e NATO-s, ndryshon edhe afati i qëndrimit për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

May 20, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

May 20, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

“Shpresoj që SPAK-u të kthehet në rrugën e Zotit!”, Meta tregon prapaskenat e Reformës në Drejtësi: U luajt lojë e madhe!

May 20, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ku është Baki Goxhaj?

May 20, 2026
PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për Rregulloren e Kuvendit, ja pikat ku u tërhoq mazhoranca

PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për Rregulloren e Kuvendit, ja pikat ku u tërhoq mazhoranca

May 20, 2026
BE: Shqipëria të përshpejtojë reformat për të mbyllur negociatat në 2027! Prioritet lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar

BE: Shqipëria të përshpejtojë reformat për të mbyllur negociatat në 2027! Prioritet lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar

May 20, 2026
“Jemi në fazën finale me Iranin!”, Trump: Po i japim një shans, Teherani kërcënon me luftë rajonale

“Jemi në fazën finale me Iranin!”, Trump: Po i japim një shans, Teherani kërcënon me luftë rajonale

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In