• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzohet kërkesa e Altin Dumanit, PS: Jo përsëritje për mandatin e prokurorëve të SPAK-ut!

by A R
27/04/2024 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kërkoi në raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy ndryshime të rëndësishme për mirëfunksionimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion: Mundësinë e rimandatimit të prokurorëvë aktualë të SPAK-ut dhe garanci për vendin e punës, pas mbarimit të mandatit.

Por vetëm kërkesa e dytë ka gjasa të miratohet nga parlamenti. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, që drejton një grup pune me opozitën për ndryshimet e disa ligjeve të drjetësisë, sipas kërkesave të vetë institucioneve të drejtësisë, konfirmoi për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, se po pret opinionin e partnerëve për draftin e parë që u është nisur që prej shtatorit të kaluar.

“Kërkesa për përsëritjen e mandatit të prokurorëve nuk është pjesë e diskutimeve. Çështja që është pjesë e tyre dhe ka një lloj dakordësie, ka të bëjë me paqartësinë në ligjin organik të SPAK-ut se çfarë ndodh me prokurorët e SPAK-ut, pasi mbarojnë mandatin e tyre. Si rregull duhet të kthehen ku ishin, por me krijimin e hartës së re gjyqësore apo me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kjo do të duhet të qartësohet.

Sugjerimi është që për vendet e suprimuara, të prokurorive të mëparshme, prokurorët e SPAK-ut të emërohen në Apele ose në Prokurorinë e Përgjithshme. Ne po presim mendimin e ekspertëve të BE dhe SHBA”- tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka në një intervistë me gazetaren Elona Meço për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Pyetjes, nëse kërkesa për përsëritjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut, do të pranohej, duke qenë se ka edhe disa amendamente nga grupimi i Lulzim Bashës, zonja Bushka iu përgjigj qartazi dhe negativisht. Sipas saj, ka një parim që duhet ruajtur në të tilla raste. “Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është i parashikuar në Kushtetutë. Në ndryshimet ligjore që po punon grupi i punës, ndryshimet kushtetuese nuk janë në objektin e punës. Rekomandohet që Kushtetuta të mos ndryshojë pa mbaruar në tërësi procesi i vetingut.” u shpreh Klotilda Bushka për RTSH. Ajo shtoi se  ndoshta që javën e ardhshme, priten përgjigjet e ekspërtëve europianë dhe amerikanë. Qëllimi është që ndryshimet të miratohen me konsensus deri në korrik, kur përfundon dhe sesioni parlamentar.

/a.r

Next Post
Korrupsion në zgjedhje, 4 persona nën masë sigurie nga GJKKO

Korrupsion në zgjedhje, 4 persona nën masë sigurie nga GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In