• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi për të hyrë në listë të hapur tregon mosbesimin e thellë të luftëtarëve kryesorë të PD-së për fitoren e Berishës

by Mero Baze
12/03/2025 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që kanë kryesuar në primaret brenda PD-së dhe që Berisha po u ofron listën e hapur, thuajse po tërhiqen. Fituesi i primareve të Qarkut të Tiranës u tërhoq. Igli Cara në Durrës paralajmëroi tërheqjen, por në fund Berisha u tremb dhe u detyrua ta fuste në listë të mbyllur. Tabaku dhe Alimehmeti në Tiranë ndoshta do të jenë duke marrë një vendim për të qëndruar në garë për sedër, por nëse PD merr një vend më shumë se lista e mbyllur, atë e merr Ilir Meta.

Dashamir Sula në Elbasan po ashtu është tërhequr. Nuk dihet çfarë do bëjë Bardh Spahia në Shkodër, por si fitues i primareve, ai është dukshëm i përsekutuar duke u shmangur nga lista e mbyllur.

Por përtej luftës së klaneve dhe llogarive të Berishës për të krijuar një listë të sigurtë besnikësh, refuzimi për të hyrë në listë të hapur tregon mosbesimin e thellë të luftëtarëve kryesorë të PD-së për fitoren e Berishës.

Është kjo arsyeja që ata refuzojnë të jenë në listën e hapur.

Një parti që mendon vërtet se do të fitojë zgjedhjet, natyrisht nuk e refuzon listën e hapur. Por udhëheqësit e primareve e dinë fare mirë, se kandili i PD-së fiket pas listës së mbyllur. Ata e dinë më mirë se të tjerët se PD nuk shkon dot përtej listës së mbyllur, përveç ndonjë deputeti në Tiranë, Shkodër apo Lezhë.

Një sondazh i Eurobarometrit që u transmetua një natë më parë, tregon se 57 për qind e votuesve të PD-së nuk e dëshirojnë Sali Berishën kryeministër, ose së paku nuk besojnë se ai do të bëhet. Pra, 1 në 2 demokratë e di që nuk do të fitojnë, dhe thuajse të gjithë fituesit e primareve që nuk futen në listë të mbyllur, e dinë këtë. Ata janë aty thjesht që të mbeten në politikë me shpresë se pas Berishës gjërat do të ndryshojnë.

Dhe ata janë kasandrat më të këqija për Berishën më 11 maj. Fakti që atë nuk e besojnë fitimtarët e partisë, tregon shumë për sa pak e besojnë ata që as votat e PD-së nuk marrin. Përveç atyre që ai i ka futur deputetë me emërim, thjesht se i duhen si badigardë pas humbjes më 11 maj. Janë ushtria që do t’i ruajë atij PD-në e vdekur më 12 maj, që ta marrë me vete.

Next Post
“Duhet të ketë një betejë brenda PD-së”, Elezi: Basha nuk do e ndjekë partinë e re, nuk i përfaqëson dot

“Qëllimi i Saliut, të mbrojë familjen”/ Elezi: Berisha po bën aktin më të rëndë, zhbërjen e PD!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    A mundet një 80 vjeçar, (pa pirë vjagër, pa këto i invitrot etj,) të bëjë seks të vërtetë, apo siç i thonë shqip, të qijë përseri të njejtën grua që e ka tash 60 vjet, e të pjellë përseri ndonjë model Argitë apo model Shkelzen ???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com