• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi i debateve me opozitën, Spiropali: E kishin shansin në Kuvend, por thonin “kriminel, hajdut e batakçi”

by E S
03/05/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Brenda listave të PS ka rivalitet, por jo luftë të egër brenda llojit”. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendi dhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali, në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Ajo ka shtuar se PS funksionon si një ekip që pavarësisht përpjekjeve për të thithur sa më shumë individualitete, punohet që të maksimizohet vota për Partinë Socialiste.

“Sistem që e ka të pashmangshëm rivalitetin brenda listave por ne ia dalë të bëjmë një fushatë që ka mbizotërues frymën e ekipit ku çdo kandidat maksimizon votën për PS. Nuk shoh luftë të egër brenda llojit por rivalitet të natyrshëm. Lëvizim në takime si një ekip ku shpalosim rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, sepse nuk janë zgjedhjet e radhës, por kanë rëndësi vendimtarë për të ardhmen e vendit dhe perspektivën e anëtarësimit. Duam që procesi të hyjë në një rrugë pa kthim dhe 11 maji do të jetë kurorëzim i përpjekjeve të shumë viteve, aspiratave të shumë brezave”, tha ajo.

Sa i përket vendimit për të mos bërë debate televizive me opozitën, edhe pse eksponentë të saj përfshirë kreun e PD Sali Berisha e kanë kërkuar në vijimësi një gjë të tillë, Spiropali u shpreh se është parë i panevojshëm.

Sipas saj, nuk ka asnjë arsye pse socialistët të përballen me gjuhën e përdorur shpesh nga opozitarët edhe në Kuvend, kur janë intervistat televizive apo përballjet me gazetarët për të shpalosur programin e PS dhe atë që kjo qeveri ka bërë gjatë mandateve.

“Shansin për të bërë debate alternativash e kanë pasur vijimësisht edhe në Kuvend. Periudhat e konfliktit politik kanë dominuar mbi debatin konstruktiv. Nëse vini re gjuhën e përdorur, i cili çuditërisht nuk vihet re nga analistët politikë, t’i thuash kundërshtarit politik kriminel, hajdut e batakçi nga mëngjesi në darkë, nuk është të bësh debat politik apo të shpalosësh programin tënd. Nuk është mënyra si një politikë moderne demokratike shpalos alternativat. Kuvendi ishte shembulli ku këto periudha dominuan mbi debatin. Ndaj nuk ka arsye pse të angazhohemi në një debat me këtë gjuhë, kemi mundësi që në intervista e përballje me gazetarët të shpalosim ç’kemi bërë dhe programin tonë”, tha ajo.

Next Post
Tentoi të korruptonte me 500 euro policin kufitar, arrestohet shqiptari në Rumani

Tentoi të korruptonte me 500 euro policin kufitar, arrestohet shqiptari në Rumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In