Ambasada gjermane në Tiranë njofton zyrtarisht kthimin e 243 shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili.
Bëhet fjalë për kthimin në Rinas të 160 personave gjatë ditës së sotme në orën 14:15 dhe 83 të tjerëve të enjten.
Riatdhesimi i këtyre shtetasve është në vazhdën e kthimeve që Gjermania tashmë ka nisur javë pas jave.