• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

9-mujori, bankat rrisin investimet jashtë me 207 milionë euro

by A R
10/11/2015 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mungesë të kreditimit të ekonomisë dhe investimit në letra me vlerë të qeverisë, bankat po preferojnë të vendosin paratë në institucionet jashtë vendit, edhe pse me interesa ndëshkuese…

Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.32 trilionë lekë në fund të 9-mujorit 2015, duke shënuar një rritje me 2.4%, apo me 31 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin 2014, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Me bazë vjetore, (T III 2015/ T III 2014) aktivet e sistemit janë rritur me 4.1%.

Fondet, që bankat marrin nga depozituesit, i investojnë kryesisht në katër drejtime, marrëdhënie me bankën qendrore, hua për ekonominë, blerje të letrave me vlerë të qeverisë, ose i depozitojnë jashtë vendit.

Në 9 muajt e këtij viti, forma e investimit që ka dominuar në sistemin bankar ka qenë ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare”. Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 16.4% apo me 30 miliardë lekë në vlerë absolute (207 milionë euro), në raport me fundin e 2014-s, duke ndikuar në 100% të rritjes së totalit të aktiveve. Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre, sesa të japin hua në tregun e brendshëm, apo të blejnë letra me vlerë të qeverisë.

Ky proces (vendosja e parave të lira te mëmat, në vend që të investohen në kredi apo letra me vlerë të qeverisë vendase) njihet si ‘deleveraging’, apo ulja e varësisë së aktiveve të bankave me kapital perëndimor nga investimet në tregun e letrave me vlerë apo kredi dhe po ndodh në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Lindore që nga viti 2010. Pas një ngadalësimi në 2013-n dhe gjysmën e parë të 2014-s, ky proces është përshpejtuar sërish vitin e fundit, duke reflektuar një rritje të perceptimit të riskut të bankave perëndimore për tregun shqiptar.

Megjithëse në depozitat interbankare paguhet “interes 0″ apo “interesa negative” , bankat janë të detyruara të mbajnë në llogari depozite fonde të tepërta që mbledhin nga klientët, teksa mungojnë projektet e besueshme nga aplikantët për kredi. Bankat janë të detyruara edhe me ligj të marrin depozitat e klientëve, edhe pse nuk kanë ku t’i investojnë, ndërkohë që alternativat e investimeve janë të limituara. Në shtator, kredia e re në euro ishte në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit, çka duket se i ka detyruar bankat që fondet e lira t’i vendosin jashtë vendit.

Huaja dhënë sektorit privat (neto, duke hequr provigjionimet për huatë me probleme) shënoi një rënie me 0.4% në fund të shtatorit në raport me dhjetorin 2014-s, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në tremujorin e tretë . Edhe Shoqata e Bankave konstatoi në deklaratën e saj të fundit se huaja për bizneset është tkurrur, ndërsa për individët ecuria ka qenë më pozitive.

Një tjetër zë që ka shënuar rënie ka qenë ai i veprimeve me letrat me vlerë, me bankat që kanë ulur investimet në letrat me vlerë me 2.6% në krahasim me fundin e 2014-s. Bankat me kapital të huaj vazhduan të ashtuquajturin proces të ‘deleveraging’, duke ulur ekspozimin në investimin me letrat me vlerë të qeverisë, në linjë me orientimin e mëmave.

Në nëntor të këtij viti, bankat kanë shfaqur interes t ë lartë për të blerë eurobondin e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit emetoi tw premten 450 milionë euro me kupon 5.75%. Nuk dihet ende se sa nga kjo shumë është blerë nga bankat tregtare në Shqipëri, por këto të fundit kanë preferuar këtë alternativë investimi në raport me kredinë në euro, që ka një interes rreth 5% dhe risk më të lartë, apo dhe vendosjen jashtë me interesa negative.

MONITOR

Next Post

Cani: Eurobondi do lehtësojë tregun e brendshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Izrael-Iran, Katz: Forcat tona janë gati për çdo skenar

Tensionet Izrael-Iran, Katz: Forcat tona janë gati për çdo skenar

June 26, 2026
Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar

Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar

June 26, 2026
Gonxhja i përgjigjet protestuesve: Mandati i marrë nga qytetarët duhet respektuar

Gonxhja i përgjigjet protestuesve: Mandati i marrë nga qytetarët duhet respektuar

June 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Shqiptarët e mirë dhe shqiptarët e këqij

June 26, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

Balla nxjerr videon: Ndiqeni vulën e mbylljes së diskutimit mbi komandantin e rremë të UÇK Dritan Goxhaj

June 26, 2026
“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë

“Do bëjmë revolucion, por kundër kujt?”, historiani sjell shembull nga 1914 për protestat në Tiranë

June 26, 2026
Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve publike, Gonxhja jep detajet

Qeveria ndryshon menaxhimin e plazheve publike, Gonxhja jep detajet

June 26, 2026
Zbardhet mesazhi/ Si shefi i zyrës së shtypit të PD jep orientime për ‘protestën e pavarur’ në bulevard

Zbardhet mesazhi/ Si shefi i zyrës së shtypit të PD jep orientime për ‘protestën e pavarur’ në bulevard

June 26, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

300 punonjës të administratës përfitojnë kredi pa interes për të blerë shtëpi, ja kushtet

June 26, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In