Një grua afgane, e cila erdhi në Kanada si refugjate, ka bërë betimin si ministre e institucioneve demokratike të Kanadasë. Kryeministri Justin Trudeau ka emëruar deputeten Maryam Monsef në kabinetin e tij 31-anëtarësh, duke e bërë atë ministren më të re.
Gruaja, 30-vjeçare, Maryam Monsef ka thënë se ajo është rritur në qytetin perëndimor të Heratit, në Afganistan dhe se kishte humbur babin e saj kur ajo ishte një foshnjë. Monsef thotë ajo iku nga Afganistani me nënën e saj dhe dy motrat në vitin 1996, ndërsa ajo ishte 11vjeçare.