• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Refugjatët sirianë, Peleshi: Nuk ka kërkesë konkrete, por po përgatitemi

by
20/09/2015 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka pranuar zyrtarisht se ka nisur përgatitjet, nëse do t’i kërkohet pritja e refugjatëve sirianë.

Një ditë më parë, Top Channel, duke iu referuar dy burimeve qeveritare, raportoi se nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi, është zhvilluar një mbledhje me 7 ministra, pikërisht për këtë çështje.

Paraditen e së dielës, nëpërmjet një bisede telefonike me Top Channel, zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi:

“Nuk ka ndonjë zhvillim konkret në lidhje me këtë çështje. Mbledhja kishte për qëllim parapërgatitjen për çdo rast, nëqoftëse edhe Shqipëria do të preket nga fenomeni”.

Peleshi ka shpjeguar përse qeveria shqiptare e ka ndërmarrë këtë nismë, kur tha se “deri më tani nuk kemi ndonjë të dhënë për flukse të mundshme refugjatësh drejt Shqipërisë, por për sa kohë që janë prekur fqinjët, ne nuk mund të jemi të papërgatitur”.

Ndërsa Endri Fuga, drejtori i Komunikimit në Kryeministri, ka hedhur poshtë raportimet në disa portale, se Shqipërisë i është kërkuar të marrë 75 mijë sirianë.

Nëpërmjet një postimi sqarues në Twitter, Fuga thotë se “portalet në Shqipëri funksionojnë mbrapsht. Botojnë lajmin, pastaj kërkojnë konfirmim. Lajmi për refugjatët sirianë është i pavërtetë”.

Next Post

As deputetët nuk mund të futen në polici...pa treguar dokumentin zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com