• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refugjatët serbë dhe romë të Kosovës jetojnë të varfër në Serbi

by Java News
03/10/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisariati Serb për Refugjatët prezantoi një raport mbi kushtet e jetesës së refugjatëve nga Kosova në Serbi, i cili tha se rreth 68,500 nga pothuajse 200,000 janë në gjendje të keqe.

Zv/komisionerja Svetlana Velimiroviç tha për mediat në Beograd se këta refugjatë konsiderohen të jenë “në nevojë”, dmth. ata përballen me strehim të keq dhe papunësi ose kanë pak ose aspak të ardhura.“Detyra e Komisariatit është të monitorojë nevojat e personave të zhvendosur në mënyrë që të përdorë më mirë fondet e kufizuara që janë në dispozicion për ne,” tha Velimiroviç.

Raporti u realizua me agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR. Një nga autorët e tij, Ivana Aniç Curko nga Komisariati për Refugjatë, tha se me buxhetin e kufizuar të institucionit do të duheshin 55 vjet për të zgjidhur problemet e 68,500 të zhvendosurve nga Kosova që janë në nevojë.Sipas raportit, 76.7 për qind e të zhvendosurve janë serbë, ndërsa 14.9 për qind, pak më shumë se 10.000, janë romë, pasuar nga malazezët, boshnjakët/myslimanët dhe goranët “në përqindje shumë më të ulëta”.

Qeveria serbe i konsideron të gjithë ata si persona të zhvendosur brenda vendit dhe jo refugjatë, pasi nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Pothuajse një e treta janë të papunë, ndërsa të ardhurat totale mujore për më shumë se 75 për qind të familjeve janë nën 300 euro. Të ardhurat mesatare mujore të familjes janë vetëm 169 euro.

Pothuajse 50 për qind e njerëzve të zhvendosur në nevojë kanë shtëpi me qira ose jetojnë me të afërmit, ndërsa rreth 5,500 familje kanë prona të patundshme jo të përshtatshme për strehim, thotë raporti.

Më shumë se gjysma e personave të zhvendosur në nevojë (56.5 për qind) thanë se prona e tyre në Kosovë është shkatërruar, ndërsa 11.25 për qind thanë se ajo është dëmtuar, por e pabanueshme. Vetëm shtatë për qind thanë se mendojnë të rikthehen.

“Numri i rikthimeve në Kosovë ka qenë shumë i vogël dhe vazhdon të tkurret, që do të thotë se ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona,” tha përfaqësuesi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Serbi, Hans Friedrich Schoder.

Schoder tha se vitet e fundit është bërë shumë për të mbyllur qendrat e përkohshme “të përbashkëta” që kanë strehuar refugjatë në Serbi, por ka akoma shumë për të bërë.

“Ne shpresojmë që së shpejti secila nga këto qendra kolektive të mbyllet, sepse ka ende disa familje të shpërngulura rome në gjendje të keqe atje që kanë nevojë urgjente për strehim më të mirë,” tha Schoder, përgatiti ”Reporter.al”. (b.an)

Next Post
Tiranë, i riu sfidon policinë dhe përplas tre makina gjatë arratisjes, por në fund…

Tiranë, i riu sfidon policinë dhe përplas tre makina gjatë arratisjes, por në fund…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In