• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refugjatët po vinë, cili është pra plani i qeverisë?!

by Ben Andoni
16/03/2016 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të jetë çështje orësh para se grupet e refugjatëve të futen në Shqipëri. Mbase vendin tonë nuk do e kenë destinacion fundor, por vend kalimi patjetër që po, anipse shqetësimi mbetet gjetiu: cili është plani shtetëror për pritjen e tyre?! Deri më tani, media është munduar të kalojë dhe të kuptojë përmes rreshtave të deklaratave plot ekuivoke të zyrtarëve shqiptarë, ndërsa një plan i detajuar mungon krejt ose nuk është i bërë prezent, ndoshta edhe prej papërgatitjes së duhur. Zv/Ministria e Brendshme Gjebrea mbrojti fort tezën në një emision, ku deputetë dhe zyrtarë ziheshin pafund, se plani është por nuk mund të bëhet i ditur!!! Përballë saj, pjesëtarë të opozitës i deklaronin se plani nuk ekzistonte dhe nëse do të ishte duhej të ishin informuar prej kohësh. U fol për përkthyes të gjuhës arabe që ishin gati, por nuk flitej për kapacitetet dhe infrastrukturën dhe mbi të gjitha për predispozitën e vërtetë të shtetit. Përveç faktit që Ministri Tahiri do priste në orët e tjera kolegun italian, me të cilin do flisnin për hapat e mëtejshëm të mbrojtjes së kufijve dhe çështje të tjera, lidhur me ta.

Në muajt e fundit ka pasur disa deklarata kontradiktore të ministrave me kryeministrin e vendit, Rama, që tregon hapur se vendit i mungon një strategji. Ose më thjesht përballja me probleme reale. Kjo s’do shumë të kuptohet sepse nuk ia kemi dalë për probleme më të vogla dhe jo për këtë shqetësim mbarëkontinental. Vetëm se dyshimi bëhet më i thellë kur mendon se nëse do të kishte një plan të kalkuluar lidhur me refugjatët, atëherë në funksion do të ishte edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që edhe pse u përmend në emisionin kakofonik të pak orëve më parë, të bënte të dyshoje realisht se ishte mbledhur ndonjëherë ose kishte shprehur interesim për çështjen.

“Shqipëria ka kazerma ushtarake në kufirin jugor, të cilat cilësohen nga autoritetet si të gatshme për tu përdorur në akomodimin e refugjatëve, por nuk është ashtu. Ato janë të pasigurta dhe të pamjaftueshme. Imagjino, në Greqi janë mijëra persona që shumë shpejt mund të vijnë në Shqipëri, pas disa qindrave kapaciteti do të tejmbushet. Më pas çdo të ndodhë? Qeveria shqiptare është treguar ekstremisht e fshehtë duke mos bërë publik asnjë plan pasi ata thonë se “nëse falsin rreth kësaj çështje në media, refugjatët do të fillojnë të vijnë. Por ne i tregojmë atyre, refugjatët do të vijnë edhe nëse ju po e planifikoni apo jo”, u shpreh pak ditë më parë Marie-Helene Verney, përfaqësuese e UNHCR-së për Al Xhazirën.

Por shqetësimi nuk mbetet thjesht te kalkulimi i mundësive, gjetja e kushteve të strehimit, por tek riaktivizimi i grupeve kriminale ballkanike mikse, që do të shfrytëzojnë rastin për  kalimin e refugjatëve sirianë dhe irakianë, shumica gra dhe fëmijë nga Greqia në Shqipëri, tashmë që kufiri evropiano-qendror është bllokuar krejtësisht. Kjo i ka bërë organizatat e të Drejtave të Njeriut të jenë të kujdesshme por nga ana tjetër edhe shumë të vëmendshme për situatat që po kalon vendi, që duhet thënë se mbetet një shtet pa plane dhe në dorë të rastësisë. Kjo nuk i shfajëson zyrtarët e sotëm që thonë se nuk do pranojnë; se kanë ngritur antenat e kërkojnë ndihmë; dhe se pala italiane do të monitorojë bashkë me shqiptarët kufijtë. Ata po vinë, pra, cili është plani!

Next Post

Ish-presidenti brazilian, shef kabineti i qeverisë Rousseff

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In