• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Refugjatët nga Afganistani, reporteri i CNN: Europa të përgatitet për një krizë të re!

by
19/08/2021 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetja e madhe që bëjnë sot të gjithë analistët dhe politikanët e Perëndimit, por edhe ata fqinjë me Afganistanin, është nëse talebanët kanë ndryshuar vërtet siç thonë, apo jo.

Premtimi i tyre se do të jenë të qetë dhe nuk do të dhunojnë femrën si dikur, apo se do të bashkëpunojnë edhe me ata punonjës të administratës që ishte nën mbikëqyrjen e deritanishme të amerikanëve, po bëhet kleçka më e madhe e krizës afgane deri sot.

A2 CNN bisedoi me një prej reporterëve të CNN në terren, pikërisht nga Doha në Katar, aty ku edhe u bë marrëveshja mes talebanëve dhe amerikanëve.

A2CNN: Përshëndetje Sam, të falnderojmë që na bashkohesh. E vlerësojmë shumë. Kanë qenë orë të vështira për popullin e Afganistanit dhe për ju që mbuloni ngjarjet. Si është situata tani në aeroportin e Kabulit dhe rreth qytetit.

Reporter i CNN: Skena dëshpëruese vijnë nga jashtë aeroportit të Kabulit, ku gjenden qindra e mbase mijëra njerëz. Shumë prej atyre u janë premtuar parajsa të sigurta në vende si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe e vende të tjera të NATO-s. Gjithashtu, punonjës të Kombeve të Bashkuara që bashkëpunonin me komunitetin ndërkombëtar, duke menduar se po ndërtonin një Afganistan modern, tani po largohen nga vendi, mes frikës për një interpretim mesjetar të Islamit. Në deklaratat e tyre publike, talebanët këmbëngulin se janë modernizuar, janë pjekur, dhe se qytetarët që po përpiqen të arratisen duhet të qëndrojnë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Ata garantojnë madje, se do të respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave e do të lejojnë arsimimin e tyre nga shkolla fillore në atë të lartë. Por, kjo nuk po i bind shumë njerëzit në kryeqytetin Kabul; jo sepse talebanët janë një organizatë, por sepse kanë shumë elementë të saj. Dhe nuk ka garanci se interpretimi modern i ligjit islamik, siç po pretendojnë, do të reflektohet në terren. Skena kaotike me të shtëna janë parë në Ditën Kombëtare të Afganistanit, në Xhalalabad, në lindje të vendit, dhe po ashtu qyteti i Khost është vënë nën shtetrrethim nga talebanët. Megjithatë, talebanët kanë lëshuar deklarata se përdorimi i flamurit kombëtar nuk duhet ndaluar nga pjesëtarët e tyre, pasi disa prej luftëtarëve janë akuzuar se kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë për valvitjen e flamurit kombëtar në Ditën e Pavarësisë. Është një panoramë shumë e ndërlikuar dhe kjo po shkakton tensione të mëdha dhe evakuime masive këtu në Doha.

A2CNN: Kemi parë që CNN është një prej të paktave media që raporton nga Kabuli i talebanëve. A mund të na thoni se si ka ndryshuar jeta atje, jo vetëm për gratë apo qytetarët, por edhe gazetarët?

Reporter i CNN: Unë nuk kam qenë atje, por kanë qenë kolegët e mi, Clarisa Ward dhe Nick Paton. Clarisa pati një ditë shumë të tensionuar dje, me përshkallëzim dramatik. Teksa mbulonte ngjarjet pranë aeroportit të Kabulit, pati një përballje, por jo konfronim me talebanë të nivelit të ulët. Megjithata, ata i lejuan të xhironin më pas, kur u informuan se CNN kishte leje për ta bërë këtë. Talebanët duan të japin përshtypjen se po i mirëpresin gazetarët e huaj, por fjalët e tyre shihen me dyshim dhe bien ndesh me veprat sa i përket respektimit të të drejtave të grave, të drejtave të gazetarëve, interpretimit të Sheriatit, struktura e ardhshme e skenës politike atje nën ombrellën e Sheriatit. Se si do ta intepretojnë ata ligjin islamik është diçka kritike. A do të kthehen në intepretimin mesjetar të kohës kur fillimisht udhëhiqnin mes 1996 dhe 2001, apo kanë ndërmend të modernizohen… Ekspertë me të cilët kam folur këtu në Doha, të përfshirë fuqishëm në negociatat e paqes mes talebanëve dhe qeverisë afgane, sinjalizojnë se në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme, nësë talebanët shohin se po inkorporohen në komunitetin ndërkombëtar, nëse trajtohen me një lloj respekti nga komuniteti ndërkombëtar, mund të tregohen të moderuar në aspektin e lirive për popullin afgan. Por, nëse gjithçka do të shkojë në drejtimin e gabuar, ka shqetësime reale se talebanët mund t’i rikthehen interpretimit strikt të ligjit islamik.

A2CNN: Shqipëria është një nder vendet që ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar disa afganë. Avioni i parë duhej të kishte mbërritur, por për shkak të kaosit, ka vonesa. A keni ndonjë informacion për operacionin apo procedurat?

Reporter i CNN: Operacioni po vazhdon. Ka vende nga e gjithë bota, të cilat po përpiqen të evakuojnë njerëz që kanë punuar me ta, nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, vende të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ka gjithashtu presion në rritje për gjetjen e vendstrehimeve të këtyre shtetasve afganë. Ka dhe shtete që në të kaluarën nuk kanë qenë mikpritëse ndaj refugjatëve, si Britania e Madhe, e cila njoftoi ditën e djeshme se do të pranojë 5 mijë njerëz të tjerë nga Afganistani. Për momentin, fokusi është të ndihmohen njerëzit që frikësohen për jetën e tyre për shkak të lidhjeve me ata që talebanët i konsiderojnë si forca pushtuese, apo qeveri e entitete jashtë vendit me të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë 20 viteve të fundit. Megjithatë, ende nuk mund të flitet për një lëvizje masive të refugjatëve drejt vendeve si Turqia, e më pas pjesa tjetër e Europës. Duhet thënë se shtetet në kontinentin europian do ta kenë vërtet të vështirë të reagojnë nëse e gjithë kjo do të degjenerojë në kaos dhe do të ketë një lëvizje masive të refugjatëve. Do të duhet kohë që ata të mbërrijnë fizikisht në kufijtë e Europës. Megjithatë, ajo që po ndodh në Kabul aktualisht, ushqen frikën se gjithçka do të mbyllet me kolaps në Afganistan dhe gjithashtu një krizë tjetër refugjatësh.

/a.r

Next Post
Plagosjet në xhami, Imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist

Ahmed Kalaja përfundon në polici, e denoncon pronarja e lokalit pas “komedisë me ezanin”: Jemi kërcënuar me jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mineralet e rralla, beteja e radhës

Mineralet e rralla, beteja e radhës

May 16, 2026
Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

May 16, 2026
35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

May 16, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë

May 16, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

May 16, 2026
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In