• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Refugjatët, New York Times: Evropa ka dështuar!

by
28/08/2015 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Evropa deri më tani ka bërë pak për të ndihmuar Italinë dhe Greqinë, vendet ku zbarkojnë shumë prej refugjatëve që ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme”. Kritika vjen nga gazeta amerikane New York Times, e cila thekson se Bashkimi Eevropian deri tani në përgjithësi ka “dështuar” në zhvillimin e një sistemi të përbashkët të kuotave, duke drejtuar më së shumti gishtin ndaj Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, që janë të vendosur në ndalimin e refugjatëve të dëshpëruar.

Sipas prestigjozes amerikane, fjalët e kancelares gjermane Angela Merkel se ajo u trondit thellë nga lajmi i disa orëve të fundit, ishte në të njëjtën kohë një apel për partnerët evropianë për të rënë dakord mbi një plan të përbashkët.

“Por ne kemi dëgjuar tashmë edhe më përpara këto deklarata “, thuhet në artikullin e NYT duke shtuar se këtë herë kontinenti i vjetër duhet të jetë në gjendje për të marrë masat e nevojshme.

Shpresa, thotë gazeta, është se zbulimi tragjik i të vdekurve në kamion në Austri, “është që edhe ato vende budallenj të BE-së që deri më tani kanë refuzuar të marrin veprime të bashkërenduara”, siç bën apel Merkel, “të marrin masa të qarta dhe të nevojshme.”

“Italia dhe Greqia “janë të tronditur”, ndërsa Serbia dhe Maqedonia, që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së janë duke luftuar, për të menaxhuar krizën,” thekson NYT, duke mirëpritur propozimin e Austrisë për të ngritur një sistem të kuotave për të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së, për të ngritur një strehë të sigurtë për ata që kanë nevojë për ndihmë si dhe intensifikimin e luftës kundër trafikantëve.

“Këto masa – përfundon gazeta – përfaqësojnë mënyrën e zgjuar dhe të mëshirshme të të menduarit që në këto momente Evropa ka nevojë.”

Next Post

Deputetja e PS mohon akuzat: E shihni s'jam non-grata, shkova në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com