• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refugjatët në Idomeni me sy nga Shqipëria, por frikësohen nga “bandat shqiptare”

by Aalison Pearse Stevens
23/05/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpresa vdes e fundit thonë, por në Idomeni pritshmëritë po vaniten. Çdo ditë është e mundimshme për refugjatët që presin të vendoset fati i tyre. Përgjigjja humanitare ndaj ngërçit të tyre është e kufizuar, thotë “Al Jazeera” në reportazhin e realizuar në kampin grek.

Ata që vazhdojnë përpjekjet për të kaluar në Maqedoni kanë në trup shenjat e dhunës policore. Një refugjat thotë se, tani do të provojë të hidhet diku më në Perëndim.

Gazetari: Dhe mendon se në vend të kësaj rruge, mbase do të provosh Shqipërinë?

Refugjati: Po.

Gazetari: Është e vështirë ama.

Refugjati: E vështirë është në fakt, e vështirë.

Nuk janë vetëm policët maqedonas, ata që u shkaktojnë probleme emigrantëve në kamp. Qeveria greke njoftoi se kërkon që ta mbyllë Idomenin në javët në vijim e do t’i zhvendosë që të gjithë nëpër kampe zyrtare. Refugjatët që ende shpresojnë për një rrugë drejt Europës po i hedhin sytë nga ajo që shohin si mundësinë e fundit për realizimin e dëshirës së tyre: Shqipëria.

Megjithatë, ata që ndodhen në kampin e ri vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë kanë informacion më të madh mbi rreziqet që i presin. Ata janë sjellë këtu drejtpërdrejt nga ishujt grekë. Po të donin, mund të ecnin në këmbë në veri drejt Shqipërisë. Por askush nuk e ka bërë. Historitë e të rinjve të sulmuar nëpër male nga bandat shqiptare, të grabitur e madje edhe të zhdukur qarkullojnë këtu prej kohësh.

“Ka shumë kriminelë atje, i kanë vjedhur njerëzit. Disa e kanë kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë e janë zhdukur. Nuk kemi dëgjuar më për ta, nuk e dimë ç’u ka ndodhur”, thotë Hamza, një emigrant palestinez, pergatiti Express.

Si mënyrën e vetme për të dalë nga kjo situatë, shumë konsiderojnë tani blerjen e një pasaporte të rreme, fluturimin në Athinë, e prej andej marrjen e avionit për në Gjermani apo Suedi. Për të parën kërkohen 4.000 euro, për të dytën 5.000 euro, parà këto që pjesa më e madhe e tyre nuk i disponon. (b.an)

Next Post

8 vite pa Tanin e Topit, e bija e kujton me video prekëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com