• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reformatorë-dashnorët” e heshtur të Berishës

by Ilir Yzeiri
13/09/2021 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Vendimi që mori Lulëzim Basha për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, Sali Berishën, solli jo vetëm tronditje brenda PD-së, por edhe reagime të ndryshme. Për çudi, baza e PD-së, u tregua më e përmbajtur. Ajo, në heshtje, e ka pranuar se SHBA-të janë të pazëvendësueshme për PD-në në veçanti dhe për demokracinë shqiptare në tërësi. Nëse do të ishte ndryshe, do të kishim pasur, të paktën, ndonjë reagim nga rrethet e tjera të vendit, pra ndonjë manifestim në mbështetje të Berishës nga ndjekës të tij.

Mirëpo asnjë gjë të tillë nuk e pamë. Shfaqja e atyre 50 apo 100 vetëve më 10 shtator në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë ishte një gjë e pritshme, megjithëse forma që ata kishin zgjedhur për ta nderuar Berishën i ngjante më tepër funeralit politik, siç vinte në dukje M.Baze, sesa triumfit dhe sfidës mbi Lulëzim Bashën e Parlamentin. Deri këtu gjithçka ishte normale, ashtu siç është e natyrshme që politikani më qesharak i tranzicionit shqiptar, Tritan Shehu, ta shoqërojë e të gdhihet poshtë shtëpisë së Berishës.

Ajo që unë, personalisht, nuk e kuptova dot ishte reagimi i menjëhershëm dhe me patos tragji-komik i atyre që deri dje, për humbjet katastrofike të PD-së, përveç të tjerash, kishin fajësuar Bashën edhe pse nuk distancohej nga Berisha. Grupi i ashtuquajtur për reformimin e PD-së iu vërsul Lulëzim Bashës, duke e akuzuar jo për idetë, por për metodën. Pavarësisht se rezultati i veprimit të Bashës, më shumë se të gjithë të tjerët, duhet të kënaqte pikërisht këtë grup, i cili që pas 25 prillit e kishte gozhduar Lulëzim Bashën dhe e kishte akuzuar për paaftësi, mungesë lidershipi e plotë e plotë të tjera, kjo gjë prodhoi të kundërtën te ky grup.

Pas shpalljes « non grata » të Sali Berishës, ky grup, gjithashtu, nxitoi t’i tregonte Lulëzim Bashës se marrëdhëniet me SHBA-të janë mbi çdo interes tjetër të PD-së, duke lënë të nënkuptohej se PD-ja duhet të ndahej nga Berisha. Disa madje i propozonin edhe skemën se si ai ta bënte këtë ndarje, skemë që, në thelb, kishte pikërisht këtë që bëri Lulëzim Basha : largimin e Berishës nga grupi i PD-së derisa të sqarohet situata.

Lulëzim Basha, më në fund, bëri një veprim që ishte në përputhje me ruajtjen e integritetit të PD-së dhe i hapi asaj rrugën që të mos izolohet nga SHBA-të dhe aleatët perëndimorë. Pra qëllimi u arrit. Pikërisht atë që kërkonte ky grup, Basha e realizoi. Mirëpo « reformatorët » iu vërsulën Bashës duke e akuzuar me një mijë e një epitete si « skuth » apo si « njeri që të shet natën e të qan ditën » pse ai përdori metodën që e mori vetë përgjegjësinë.

Në fakt, nëse Basha do të kishte dëgjuar «reformatorët» e PD-së, pra që të pyeste strukturat, të bënte një referendum, etj, Berisha nuk do të lëvizte nga grupi parlamentar i PD-së dhe «reformatorët», në këtë rast, do të ishin futur në kaos. Lulëzim Basha i ndihmoi ata duke ua hequr qafe Berishën, por, natyrisht, duke kërkuar me këtë rast që të fitojë edhe ai atë që i kishte munguar- mbështetjen e SHBA-ve. Dhe kjo është politikisht korrekte.

I vetmi deputet që veproi me integritet politik ishte Agron Gjekmarkaj. Ai, megjithëse ka qenë jo në një mendje me « reformatorët » e PD-së, nuk u shpreh që në fillim dhe pastaj kur foli mbajti qëndrimin e duhur politik, duke vlerësuar, me këtë rast, anën pozitive të këtij aksioni, pavarësisht se ai veprim prekte themeluesin e PD-së.

Në fund fare, ajo që mbeti nga gjithë kjo histori, sipas mendimit tim, ishte shfaqja e dobët e grupit që kërkon reformimin e PD-së dhe humbja e integritetit të tyre moral. Politikisht, ai grup nuk diti të sillej me zgjuarsi e pa emocion dhe të shfaqte me të vërtetë vizionin që presim të gjithë për fytyrën e re që duhte të ketë PD-ja. Në politikë jo gjithmonë sulmi ndaj kundërshtarit mund të jetë mundësi për të fituar mbi të. Tjetër, qëndrimi ndaj Berishës për shumë e shumë arsye tani u kthye në një vijë ndarëse midis atyre që duan reformimin e asaj partie dhe atyre që duan të përdoret akoma ajo parti për interesat familjare të Berishës.

Në këtë rast Lulzim Basha, i detyruar nga SHBA-të dhe i interesuar mbi të gjitha që të mbetet në politikë edhe pasi ta përzërë Berishën, fitoi kapital politik dhe u tregoi atyre që kërkonin ta reformonin PD-në duke e sulmuar atë me çdo kusht, se ai, në rrethana të caktuara, është më politikan se ata. Ai me këtë veprim i nxori zbuluar të gjithë ata që e kundërshtonin me ose pa të drejtë Bashën. Për fat të keq apo të mirë, mesa duket, ringritja e PD-së do të fillojë jo nga aksioni i «reformatorëve –dashnorë» të Berishës, por nga Lulëzim Basha.

Next Post
‘I kërkojnë karburant ish-kryebashkiakut’/ VIP-at në dosjen “Tushe”, një gazetar i njohur dhe djali i një deputeti

Gjykata lë në burg e ish-kryebashkiakun e Lushnjës/ Kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

“Prapaskenat” e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, Cilët janë emrat që formuluan draftin

May 14, 2026
Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi: Evropa për herë të parë është vetëm!

May 14, 2026
Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

May 14, 2026
“Kam bërë vetëm detyrën, nuk ka prova”, mjeku Nunka mohon akuzat për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia

“Kam bërë vetëm detyrën, nuk ka prova”, mjeku Nunka mohon akuzat për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia

May 14, 2026
Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

May 14, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Miliona euro të kursyera nga “SEPA”, BSH: Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare, në rrugë elektronike

May 14, 2026
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

May 14, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Raporti i DASH dhe Komisionit Europian, Malaj: Shqipëria rriti ekonominë 4%, uli borxhin publik

May 14, 2026
SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

May 14, 2026
Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In