• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reformat që fuqizojnë gratë, Shqipëria merr 91.3 pikë nga 100, renditet e 38-ta në botë

by Java News
03/04/2023 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen puna tek barazia gjinore Shqipëria ka një krahasim të pranueshëm në rang global. Një Indeks i Bankës Botërore që mat reformat ligjore që fuqizojnë gratë “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2023” i dha Shqipërisë 91.3 pikë nga 100 të mundshme duke e renditur të 38 në rang global. Shqipëria mori të njëjtën sasi pikësh si vitin e kaluar, por kishte vlerësim më të ulët se Serbia dhe Kosova.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, ligjet në Shqipëri i disfavorizojnë gratë në pensione dhe në kujdesin për fëmijët. Ndërsa në ligjet që lidhen me punësimin, vendin e punës, pagesat, martesat sipërmarrjet dhe pronësinë Shqipëria merr vlerësim maksimal me 100 pikët e mundshme.

Indeksi mesatar global u rrit vetëm 0.5 pikë në krahasim me vitin 2022, duke arritur në 77.1 nga 100 pikë vlerësimi maksimal. Pesë vjet më parë, rezultati mesatar global ishte 73.8. Gratë në vetëm 14  vende nga 190 që janë në studim kanë të njëjtat të drejta ligjore si burrat në të gjithë treguesit e matur. Këto janë Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Banka Botërore vë në dukje se ngadalësimi i rritjes globale, rreziqet në rritje të ndryshimeve klimaterike, konfliktet dhe efektet e vazhdueshme të COVID-19 kanë sjellë pengesa të mëdha për progres në vitet e fundit, sidomos në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Të drejtat ekonomike tregojnë se barazia më e madhe gjinore është thelbësore për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme. Trajtimi ligjor i barabartë i grave ndikon që më shumë gra të punojnë ë të dhe të bëjnë karrierë.

Raporti thotë se në vitin 2022, u regjistruan vetëm 34 reforma ligjore në lidhje me barazinë gjinore në 18 ekonomi, kryesisht me të ardhura të ulëta.

Shumica e reformave u fokusuan në rritjen ditëve të lejes së paguar për prindërit dhe baballarët, duke hequr kufizimet në punën e grave dhe duke detyruar pagesën e barabartë.

Afrika Sub-Sahariane bëri përparim më të madh vitin e kaluar. Rajoni ndërmori më shumë se gjysmën e të gjitha reformave në mbarë botën në 2022, ku spikaten Beninet, Republika e Kongos, Bregu i Fildishtë, Gaboni, Senegali dhe Uganda

Në Azinë Lindore dhe Paqësor, Kina prezantoi një politikë të lejes prindërore. Ndërsa Indonezia miratoi legjislacionin që mbron gratë nga ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Mongolia mandatoi shpërblim të barabartë në vendin e punës. Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kaluan gjithashtu disa reforma të rëndësishme. Bahreini barazoi moshën në të cilat gratë dhe burrat mund të dalin në pension me përfitime të plota pensioni. Iraku ndaloi diskriminimin me bazë gjinore në shërbimet financiare. Malta miratoi lejen e lindjes më pagesë për të dy prindërit.

Next Post
VIDEO/ Momenti i shpërthimit të makinës në Shkozet, pronari person i afërt me “Rrumin e Shijakut”

VIDEO/ Momenti i shpërthimit të makinës në Shkozet, pronari person i afërt me "Rrumin e Shijakut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com