• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

by Ilir Yzeiri
10/08/2026 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Qeveria socialiste po krijon një traditë konfliktuale me publikun dhe nuk po arrin të bindë, sidomos shoqërinë civile, për nismat që ndërmerr dhe për reformat që kërkon të realizojë. E nisi me disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Zonat e mbrojtura në vitin 2024, vijoi me paraqitjen nga ish-ministri Manja të projektligjit për Kodin Penal në Republikën e Shqipërisë dhe e përfundoi tani me paraqitjen e Reformës Territoriale. Në rastin e parë, moskonsultimi me shoqatat ambientaliste dhe shpërfillja e shqetësimeve që ngrinin vazhdimisht ato, arriti kulmin me Zvërnecin dhe prodhoi protestën e flamingove. Në rastin e dytë, në atë të projektligjit për Kodin Penal në Republikën e Shqipërisë, të gjithë mbetën të shtangur kur panë se një projektligj për anën më dramatike të jetës në një komunitet, pra një projektligj që parashikon se kur një njeri gabon dhe cila mund të jetë masa e dënimit, pra heqja e lirisë, një projekltigj i tillë u kthye në një tekst komik e qesharak dhe sot askush nuk e di se çfarë bëhet me atë tekst.

Në ajër kanë mbetur vetëm copëzat e manualit komik të një projektligji qesharak. Dhe vijmë tani në fund të reforma territoriale. Unë mund ta kuptoj keqkuptimin me shoqërinë civile dhe shpërfilljen e tyre. E kuptoj përse qeveria dhe Ministria e Mjedisit ka shpërfillur dy nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit PPNEA-në dhe AOS-in. E kuptoj megallomaninë, mediokritetin dhe paaftësinë e atyre që me paratë e partnerëve europianë prodhuan një tekst qesharak të kodit penal, por e kam të vështirë të kuptoj se si përgjatë një viti që vazhdonin konsultimet për reformën territoriale, të ngarkuarit e asaj reforme nuk ishin sqaruar me përfaqësuesit e tyre, me të zgjedhurit e tyre. Në rastin e parë, pra, atëherë kur u shpërfillën organizatat mjedisore, të gjithë e pamë se çfarë ndodhi.

Në rastin e dytë, ata që hartuan komedinë e Kodit Penal, tani janë fshehur e nuk dinë si të na e tregojnë pjesën e tretë apo vazhdimin e komedisë, dhe, në rastin e tretë, mungesa e komunikimit brenda partisë socialiste, prodhoi skena aspak dinjitoze, atë të djegies së teserave të PS-së në bashkitë që njihen si bastione të kësaj force. Meqë jemi këtu, do të doja të vija në dukje se reforma territoriale është një nga gjërat më të vështira për t’u bërë dhe, ashtu si ajo e zonave të mbrojtura, ka në vetevete jo thjesht një aritmetikë nurmash. Reforma territoriale prek ndjenjat, emocionet e përkatësisë dhe të hapësirës. Shqiptarët ndër shekuj i kanë tjetërsuar territoret, por jo për faj të tyre. Hapësira dhe territori janë përmasa të vetëdijes së njeriut. Ne të gjithë identifikohemi me origjinën tonë të largët edhe atehërë kur kemi lindur e jetojmë prej vitesh në metropol. Kam ndjekur disa herë reportazhe në Itali për zona të braktisura, qyteza e fshatra thuajse pa asnjë banor. Por të gjithë i therrasin ata me emrin e tyre dhe nuk ua kanë dëmtuar emërtimin. Nuk mund të jetë gjithnjë kriteri ekonomik një parim për të riemërtuar territorrin dhe hapësirën. Nëse ti e zhvesh atë territor nga emërtimi themeltar dhe i lë vetëm emërtimin asnjanës qytet apo fshat, ai kthehet në një rrënojë gjuhësore që herët a vonë mund të dalë nga qarkullimi hapësinor.

Ndarja territoriale dhe emërtimi i hapësirës ka nisur herët që në kohën e mbretit Zog. Pastaj ka vijuar edhe në kohën e diktaturës kur hapësira u shenjua më së shumti nga kriteti ideologjik i emërtimit. Sot, pas kaq vitesh, nuk është normale që një reformë kaq e thellë të kryhet me mbledhje të mërzitshme ku dy përfaqësues të forcave politike shfaqen në mbledhjet e këtij komisioni si dy grindavecë. Një reformë e tillë do të duhej të përfshinte edhe antropologë, gjeografë, ekonomistë e historianë, ashtu siç pat bërë dikur qeveria e Zogut dhe ajo e komunistëve shqiptarë. Për ta përmbyllur, nuk mund të rri pa përmendur një shembull që më ka lënë mbresa. Është Belshi. Ky qytet dhe fshatrat e tij, si nga ana e kufirit me Elbasanin, ashtu edhe nga ana e kufirit me Kuçovën të mahnit me rregullin, harmoninë, dhe bukurinë e krijuar nga njerëzit.

Të gjithë ata që kanë kaluar nga ky qytet për të dalë në Berat, besoj janë mrekulluar nga qytetërimi që ka kjo hapësirë. Belshi vetë ngjan si një qytet tjetër, i rregullt, i pastërt, me një bukuri që vjen nga harmonia me të cilën ata njerëz e mbajnë dhe e ndajnë hapësirën me njëri-tjetrin. Pastaj fshatrat, plot me pemishte e ullishta. Bizneset rrugës të mbledhuara e si kuti të bukura. Anës rrugës vendet e grumbullimit të mbeturinave si piktura. Bashkë me liqenet, atje, të duket vetja se po viziton Toskanën e famshme. Kjo krahinë e ky komunitet është shembulli se si e ka transformuar një nga zonat e vrafra të Shqipërisë- diku aty është Kosova që përdorej si vend internimi- në një hapësirë të begatë. Belshi mund të jetë një model për të gjithë ata që duan të ndërtojnë bashki të vogla, por rentabël. Mirëpo, nganjëherë, kjo më duket e vështirë sepse në ndërtimin e territorit luan rol kaosi dhe rregulli, jo kaosi i jashtëm, por kaosi mendor.

Next Post
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In