• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, Zheji nuk ka besim te brezi i ardhshëm i drejtësisë

by A R
06/01/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Zheji është skeptik për reformën në drejtësi.

Ai shkruan te Mapo se nuk ka siguri që gjyqtarët dhe prokurorët që do të vendosen në vend të paraardhësve të tyre, nuk do të korruptohen.

“Si një Republikë 25-vjeçare bananesh, që banane nuk prodhon, kampione e përhershme e varfërisë në Europë, që herë ngjan si shtet i pamvarur dhe herë ngjan si një Gubernë e mvarun n’xhengela, ku ambasadorët dhe të tjerët mbajnë hapur “kurset kundër analfabetizmit politik” për ata që na drejtojnë. Si qëmoti, Partia e Punës në zonat e thella, ku u mësonte shqiptarëve, mbi 90% katundas, si të shkruanin e të këndonin rrjedhshëm e pa gabime:

“Nëna jonë Parti” apo “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”.

E pra, meqë Republika jonë është në mes të Autostradës së Madhe, ku edhe do të kalojë edhe Gazsjellësi i Madh, që lyp me domosdo, stabilitet dhe kontroll 100-vjeçar, duhet të reformohet më në fund.

Dhe pikësëpari duhet, thuhet ngado korridoreve të Gubernës, të Reformojmë Gjykatoret, si edhe të ndërtojmë Burgje të reja, më cilësore, për të burgosur më cilësorë dhe më me emër, që pritet pas “Reforme”, të shkojnë e të banojnë aty për shumë vite.

Po të gjykosh se sa kohë kemi që psherëtijmë për një drejtësi më të Drejtë, ofiqarët e lartë të Perëndimit, në krye të kurseve të analfabetizmit në Gubernën tonë, kanë të drejtë.

Porse vetëm një Detaj, që Detaj duket se nuk është, shqetëson shumëkënd.

Kush do të përzgjidhet dhe si do të përzgjidhet Detashmenti krejt i posaçëm Drejtësi Vënës?!

Kush dhe si, do të gjykojnë ndër gjykatoret e “rindërtuara” nga “Gjykatësit e Rinj”?

Kush dhe si do të jenë këta “Prokurorët e Rinj” të Detashmentit të Posaçëm, që do të hetojnë ndër “prokuroritë e ripërtëritura” (nuk dihet se si dhe me ç’metodë), Klasën tonë Politike?

Nga cili brumë pa viruse dhe bakterie tradicionale shqiptare apo ballkanase korruptive, do të përzgjidhen këta Komisarë të Rinj të Dritës?

Që të jenë kaq të ndershëm, e të mos mbajnë as krah e të mos pranojnë as zarfet e fryra që do të vërshojnë si shatërvan sapo të hyjnë në zyrat e reja? Apo mos vallë, do të jenë ca Kalorës DrejtësiVënës, nga ata që fusin në burg edhe vëllanë edhe babanë në emër të Ligjit?

Dhe nëse do të bëhet, si edhe thuhet, që ky “Detashmenti i Ri Drejtësi Vënës”, për të realizuar këtë “Mision Shpëtimi”, do të jetë i paprekshëm, kush do të na mbrojë prej tyre, nëse rroisin edhe ata dhe vendosin, në emër të Ligjit, një GjobëVënie të Re Kombëtare?

Ku do të mund të ankohemi më pas? Sepse ata nuk mund t’i ndëshkojnë dot votat tona, simbas kushtetutës që sot e nesër mund të kemi. Nuk do të kemi as Juri Popullore dhe as zgjedhje popullore të Gjykatësve.

Po sikur të biem nga shiu në breshër?! – thonë e pëshpërisin ca dhe ca.

Sepse kësaj që po i themi Reformë, nga emërtesa e Misionit që po vendoset, ngjan shumë e më shumë me një Revolucion, që ka si qëllim rrëzimin e një Republike për të themeluar një Republikë të Re, të ngjashme me një Gubernë, ku të gjithë do të nxjerrim bukën tonë të përditshme, duke u bërë rojtarë të Gazsjellësit të Madh dhe rojtarë të njëri-tjetrit.

Apo kemi qenë dhe mbetemi Vendi i 1001 eksperimenteve shoqërore dhe le ta bëjmë edhe këtë!

Kjo është 2016-ta, me sa duket”, shkruan Zheji.

TEMA

 

 

Next Post

Reshjet e dendura të shiut, nisin përmbytjet e para në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In