• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore/ Rama për 84 votat: Kemi partizanë e ballistë. Nëse s’kanë vullnet, do vazhdojmë pa komisione!

by Java News
10/01/2024 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama tha se kërkon bashkëpunimin e opozitës për të votuar ligje që kërkojnë 84 vota.

Por shtoi se nëse ata nuk do të kenë vullnet, atëherë do të vazhdohet me mënyra të tjera, që janë aplikuar edhe nga Parlamente të tjera të e Europës, sipas tij.

“Nuk thash se nuk do konsultohemi me asnjeri, por fola për komisione bipartizane… arritjen aritmetike si rezultat i kapërcimit të aritmetikës, nuk e arritëm dhe nuk e synojmë, e kanë arritur ata.

Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderueshëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi. Që do të thotë, solla shembull parlamentin italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisioni bipartizanë…

Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizanë bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë.

Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, bujrum. Nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa komision, ka mënyra të tjera. Siç bëjnë të tjerët në europë”, tha Rama.

Ai e ka krahasuar serish opozitën me ballistët dhe mazhorancën me partizanët, duke specifikuar faktin se për të votuar këto reforma duhet të jenë dy partizanë, por nuk janë është vetëm një dhe në krahun tjetër janë shtatë ballistë.

“Asnjëra nga këto sado që janë arsye të rëndësishme, sepse është e padrejtë që njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për shumë arsye, nuk e meritojnë që të vazhdojnë te rrijnë aty brenda si viktima te keqkuptimit, por nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë që të pranojmë keqkuptimin.

Të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve i këmbvëve, e duarve si instrumenta force, të na imponohet për argumenta me të cilat ne nuk jemi dakord, e njëjta gjë edhe për reformën  zgjedhore, ka një afat kohor, do të përfudnojë dhe ta votojmë edhe pa komision.

Kanë ndryshuar kohët, një komision bipartizanin me një partizan dhe 7 ballistë nuk e bën dot, duhet të keshë dy partizanë, nuk i kemi më. Kemi një partizanin ktej dhe shtatë ballistë nga ngrahu tjetër. Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist, por duket si ballist , i treti duket si këto dy të parët, por nuk është dakord asnjë me një, i katërti  do të jetë me të tre, por në të njëjtën kohë nuk e merr në konsdieratë faktin se duket si ballistë dhe tre të tjerët e me rradhë janë ballistë për inerci. Mjafton që 3 ballistët e parë të japin sinjalin  dhe ata mund të kthehen nga ballistë në balkerina, nga balerina në veterinere, nga veterinerë në mundësa, nga mundësa në boksier, nga boksier në doktorë, nga doktërë në specialitë të tregut të punës e më pas në tigra dhe luanë’, deklaroi Rama./m.j

Next Post
Rama zbulon vizitën në Shkup: Shpresoj që edhe Kurti të jetë atje! Në Prishtinë s’kam zhvilluar takime sepse…!

Rama zbulon vizitën në Shkup: Shpresoj që edhe Kurti të jetë atje! Në Prishtinë s'kam zhvilluar takime sepse…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In