• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore përçan PD-LSI?

by A R
02/03/2018 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike zyrtarisht nuk mbështet kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të partive të tjera aleate për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me qëllim për të rritur përfaqësimin e partive të vogla në Parlament, duke dobësuar dy partitë e mëdha. Shqiptarja.com zbardh të gjitha kërkesat e Partisë Demokratike të bëra në komisionin për reformën zgjedhore, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Në propozimet e PD, të artikuluara nga bashkëkryetari i demokrat, Oerd Bylykbashi, nuk figuron propozimi i partive aleate për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke futur elementin e korrektimit kombëtar, i cili garanton barazinë e votës. Në qëndrimet për Reformën Zgjedhore, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka vënë theksin tek garantimi i barazisë së votës në zgjedhjet e ardhshme, që nënkupton ndryshimin e sistemit zgjedhor, me qëllim që votat e të partive më të vogla të mos shkojnë për partitë e mëdha, por të mblidhen në disa zona dhe të prodhojnë mandat.

Ndërkaq, krerët e partive të tjera aleate të PD e kanë kërkuar hapur dhe prej disa vitesh korrektimin kombëtar. Megjithatë, një propozim i tillë nuk figuron në listën e kërkesave të Partisë Demokratike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Një ndryshim i tillë nuk mbështet as nga Partia Socialiste. Ndërkaq, vetë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon teknologjisë në zgjedhje. PD pretendon se në komision është rënë dakord për implementimin e votimit dhe të numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Partia Socialiste ka deklaruar se nuk ka asnjë dakordësi për një çështje të tillë.

Propozimet e PD  
Partia Demokratike ka bërë 10 propozime kryesore, të cilat duhet të reflektohen në ndryshimet që do t’i bëhen Kodit Zgjedhor. Propozimi i parë parashikon dekriminalizimin e procesit zgjedhor, për të ndaluar influencat kriminale në zgjedhje. PD propozon që shitblerja e votës të kalojë si vepër penale në juridiksionin e SPAK-ut. Numërimi dhe votimi elektronik është një tjetër kërkesë e opozitës. PD kërkon gjithashtu që partitë politike të financohen vetëm nga buxheti i shtetit, duke ndalur çdo burim tjetër, me qëllim për të evituar financimet e errëta. Opozita kërkon gjithashtu që të rregullojë rolin e mediave gjatë fushatës zgjedhore, ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhje, rishikimin e kornizës ligjore për referendumet, rregullimin e çështjes së adresave të zgjedhësve etj.

Propozimet e PS
Partia Socialiste kërkon garantimin e të drejtës së emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë çështje PD mendon se duhet një ekspertizë më e thelluar dhe se kjo qeveri nuk e garanton dot këtë të drejtë. Gjithashtu, Partia Socialiste kërkon depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve. Partia Socialiste mbështet të gjitha propozimet e Partisë Demokratike, duke përjashtuar votimin dhe numërimin elektronik. PS e konsideron të pamundur votimin dhe numërimin elektronik për shkak të pasigurisë që reflekton. Propozimet e dy partive kryesore politike në Shqipëri do të jenë objekt i një grupi ekspertësh, të cilët do të përgatisin një arterial, për t’i vënë në dispozicion komisionit për Reformën Zgjedhore. Për çdo mosmarrëveshje, palët kanë rënë dakord që t’u drejtohen për mendim dhe ekspertizë të mëtejshme organizmave ndërkombëtarë.

10 kërkesat e Partisë Demokratike

  1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor. Kjo do të kërkojë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor dhe në ligje të tjera, për të forcuar kështu kornizën ligjore, që çon në mbrojtjen e procesit zgjedhor nga influencat kriminale.
  2. Shitblerja e votës të kalojnë në juridiksionin e SPAK-ut te krimet e rënda.
  3. Aplikimi i teknologjisë zgjedhore, numërim dhe votim elektrik të votave.
  4. Partitë të financohen vetëm nga buxheti i shtetit, në mënyrë që financimi të jetë më i kontrollueshëm, më transparent dhe më pak i ndikuar nga financime të errëta.
  5. Të rregullohet çështja e mediave në fushatë, përputhje me standardet ndërkombëtare e, mbi të gjitha, me realitetin shqiptar.
  6. Adresimi i problematikës së përdorimit të administratës në zgjedhje.
  7. Zgjedhësit duhet të kenë një adresë të qartë të përcaktuar me ligj.
  8. Rregullimi i zhvendosjes së zgjedhësve para zgjedhjeve.
  9. Thellim të ekspertizës më të mirë për të gjetur zgjidhje për të garantuar votën e emigrantëve.
  10. Rishikim i kornizës ligjore të referendumeve.

Kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të garantuar barazinë e votës.

Kërkesat e partitive të vogla

Korrektimi i sistemit proporcional rajonal, duke përfshirë korrektimin kombëtar të votave

Votim elektronik dhe numërimin elektronik të votave

Realizimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve

Transparencë e financimit të partive

Të ulet kostoja e fushatës zgjedhore në mënyrë drastike

Të forcohen ndalimet për financimin dhe të forcohen penalitetet

Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik

Reduktimi e nominimi i hapësirës publicitare në fushatën zgjedhore

Ndalim rreptësisht përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike

Kërkesat e Partisë Socialiste

Garantimi i votës së emigrantëve.

Depolitizimi i komisioneve të administrimit të zgjedhësve

Disa nga kërkesat e OSBE/ODIHR

Të depolitizohen komisionet zgjedhore

Jo filmime të prodhuara nga partitë politike që transmetohen në lajme.

Të rregullohet çështja e adresave të zgjedhësve.

Rregullat më të forta për regjistrimin e kandidatëve.

Të mos ushtrohet presion ndaj punonjësve të sektorit publik.

Të trajtohet problemi i shitblerjes së votës.

AMA duhet të monitorojë median gjatë dhe ndërmjet zgjedhjeve.

Vëmendje duhet t’i jepet rishikimit të metodologjisë së BMM-së.

Duhet të mendojnë për të fuqizuar transmetuesin publik shtetëror.

Të dhëna të sakta mbi pronësinë e mediave duhet të bëhen publike.

Vëmendje duhet t’i kushtohet rritjes së transparencës në procesin e nxjerrjes së rezultateve./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Luftë drogës apo shtet i dorëzuar? Degjeneron debati mes Klosit dhe gazetarit

Luftë drogës apo shtet i dorëzuar? Degjeneron debati mes Klosit dhe gazetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In