• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, PD: Votim e numërim elektronik. Çuçi: Adresojmë rekomandimet e ODIHR

by Java News
10/11/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni për Reformën Zgjedhore në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i parlamentit, Gramoz Ruçi, në fjalën hapëse të tij tha se ky komision është me rëndësi të madhe, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që në këtë Komison të bëhet më shumë punë se sa politikë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka procesi i zgjedhje. Puna e këtij komisioni ka një rëndësi të madhe. Është risi që mblidhet ky komision për përmirësimin   e kuadrit ligjor zgjedhor. Komisioni do të mbështetet jo vetëm tek rekomandimet e OSBE/OHDIR. Zgjedhjet e reforma zgjedhore kërkojnë vullnet politik, konsensus kjo ka filluar është pozitiv fakti që ky komision i kërkuar nga opozita në mënyrë konsesnsuale.”, tha Ruçi.

Në mbledhjen për konstituimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, opozita përsëriti qëndrimin e saj se votimi dhe numërimi elektronik është e vetmja zgjidhje për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

“E fillojmë sot që nesër të mos thoni nuk kishte kohë, që të mos blehet vota, mos manipulohet vota. Sistemi të garantojë identifikimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik. Kjo duhet të jetë kryefjalë për të zgjidhur të gjitha problemet e tjera, përfshirë financimi dhe listat e zgjedhësve, apo votimi i emigrantëve që nuk do të jetë kurrë i suksesshëm nëse ne nuk garantojmë votimin e lirë dhe të ndershëm në Shqipëri”, deklaroi ai. tha Bylykbashi.

Por Blendi Çuçi ka hedhur poshtë akuzat e opozitës. “Sipas ndërkombëtarëve, zgjedhjet e fundit ishin më të qetat e mbajtura ndonjëherë dhe pavarësisht problemeve, ato nuk e delegjitimojnë legjitimitetin e mazhorancës’, tha Çuçi, teksa deklaroi vullnetin e PS për adresimin e të gjitha problemeve që lidhen me zgjedhjet.

“Qytetarët folën qartë, i dhanë PS një mandat të qartë qeverisës. Edhe ndërkombëtarët, folën qartë, para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Shqiptarët vlerësuan marrëveshjen Rama-Basha. Para zgjedhjeve opozitës iu dha gjysma e qeverisjes. Sipas ndërkombëtarëve, zgjedhjet e fundit ishin më të qetat e mbajtura ndonjëherë dhe pavarësisht problemeve, ato nuk e delegjitimojnë legjitimitetin e mazhorancës. PS ka vullnet të qartë për adresimin e të gjitha problemeve që lidhen me zgjedhjet. PS ulet në këtë tryezë pa asnjë paragjykim apo parakusht të panegociueshëm. Nëse është e mundur aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, ne jemi gati. Të vendosin ekspertët dhe partnerët e huaj”, deklaroi Blendi Çuçi

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do ketë 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar do jenë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

a.ç

 

Next Post
Rama e Basha përplasen për gazetarët, kryeministri: Ulërije nga çadra për mediat e drogës…

Rama e Basha përplasen për gazetarët, kryeministri: Ulërije nga çadra për mediat e drogës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com