Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë disa propozime në kuadër të reformës zgjedhore. Një prej propozimeve të ka tërhequr vëmendjen e palëve politike është edhe ai që lidhet me listat e hapura për deputetët.
Por, ky propozim duket se nuk është mbështetur nga PS që i qëndron variantit aktual me lista të mbyllura. Në të njëjtën linjë duket se do të jetë edhe PD, pavarësisht se ende nuk ka shprehur një qëndrim zyrtar.
Por zërat tashmë kanë nisur të artikulohen qartë nga kjo forcë. Arben Ristani ka folur nga Korça për këtë çështje. Ai është shprehur se “si specialist i fushës dhe si ish-kryetar i KQZ-së, jam për listat e mbyllura”.
Sipas tij, “listat e hapura nuk arrijnë të orientojnë si duhet votuesit”./a.m.