• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore: Votim elektronik

by Java News
15/09/2017 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën, Partia Demokratike do t’i kërkojë Parlamentit ngritjen e komisionit “ad hoc” për reformën zgjedhore.

Selia blu njoftoi se në fokus të kësaj reforme do të jenë dy pika, siç Partia Demorkatike ka pretenduar edhe më parë: problemi i shitblerjes së votës dhe votimi elektronik. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për të cilën u ra dakord që do të niste puna në fillim të legjislaturës së re të Parlamentit.

Çështjen që demokratët e cilësojnë shumë të rëndësishme e diskutuan këtë të premte në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar. Por, kjo lëvizje e demokratëve vjen vetëm disa ditë pasi kryetari Lulzim Basha deklaroi në Parlament se  marrëveshja e 18 majit u varros pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar Parlamenti.

Në dokumentin që solli tejkalimin e krizës politike në vend, në sajë të të cilit në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet më të qeta në këto 27 vite, palët janë angazhuar për bashkëpunim për reformat kyçe, ndër të cilat listohet reforma kushtetuese, dekriminalizimi dhe reforma zgjedhore, pjesë e të cilës është edhe votimi elektronik, për të cilin do të diskutohet mundësia e aplikimit në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Po ashtu, Rama dhe Basha u angazhuan në atë marrëveshje për të mbajtur një qëndrim për çështjet me interes kombëtar.

a.ç

Next Post
“Skifterit” shqiptar të arrestuar në Spanjë i sekuestrohet apartamenti në Tiranë

"Skifterit" shqiptar të arrestuar në Spanjë i sekuestrohet apartamenti në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com