• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore/ Partitë joparlamentare, apel ndërkombëtarëve: 9 kërkesat tona!

by Java News
13/10/2018 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kerkesen e prere per zgjedhje të lira dhe të barabarta, mbi 20 parti, shoqata dhe përfaqësues të shoqërisë civile apeluan sërish komunitetin ndërkombëtar që reforma zgjedhore për mos jetë farsa e radhës e PS-PD-së. Ky ka qene thelbi i deklarates se perbashket qe doli sot, pas tryezes se partive joparlamentare, mbajtur ne Tirane.

Ato kerkuan nga nderkombetaret qe reforma zgjedhore, te jetë një reformë reale që do të shërbejë për çlirimin e zgjedhjeve nga thonjë e dy partive kryesore në Shqipëri.

Deklarata e plotë

Tryeza e partive politike dhe e shoqatave të shoqërisë civile që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të barabarta, e mbledhur sot më 13 tetor 2018, konstatoi se Shqipëria ka probleme të mëdha me zgjedhjet. Në Shqipëri sundon marrëveshja PS-PD. Këto parti nuk duan të bëjnë reformë zgjedhore dhe të humbin monopolin mbi zgjedhjet. Ndaj u vendos që të informohen Prezenca e OSBE-së, përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së dhe institucionet e BE-së të interesuara për inteqrimin Europian të Shqipërisë për shqetësimet ndaj këtij procesi. Tryeza vendosi:

1-Të zbatohet rekomandimi kryesor i OSBE/ODIDR-it, prej të cilit varet çlirimi i zgjedhjeve: depolitizimi i tyre. Nevojitet depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Në krye të procesit zgjedhor duhet të jetë një individ konsensual ose një institucion me njerëz krejtësisht të pavarur nga partite dhe jo një KQZ e komanduar nga PS dhe PD.

2-Administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga njerëz që kanë vlera dhe jo nga militantë të PS dhe PD. Administrata zgjedhore të përbëhet nga pedagogët e universiteteve, punonjesit e bankave dhe studentët ekselentë të masterit te fakulteteve juridikë.Ky do të jetë një progres i madh drejt rritjes së integritetit të zgjedhjeve, si një ndryshim i parë thelbësor dhe i rëndësishëm drejt zgjedhjeve me standarte.

3- Tryeza e vlerëson reformēn zgjedhore si vendimtare dhe shpëtimtare për Shqipërinë, ndërsa PS dhe PD po përpiqen të bëjnë një farsë dhe të mashtrojnë opinionin e brendshëm dhe institucionet e BE-së duke e shitur një pseudoreformë si demokratizim të zgjedhjeve. PS dhe PD nuk kanë vullnet për të bërë depolitizimin e administratës Zgjedhore. Ne nuk duam një reformë zgjedhore gjysmake, duam një reformim që do i japë fund vjedhjes, manipulimit, deformimit, intimidimit dhe kontensimit të zgjedhjeve nga lukunia e komisionerëve dhe numëruesve të PS dhe PD. Ne refuzojmë me vendosmëri manovrën dhe ujdinë e radhës PD-PS për të mos e depolitizuar KQZ-në dhe administratën zgjedhore.

4-Standardet e zgjedhjeve janë gjëja më e rëndësishme që duhet të garantojë kjo reformë. Teknologjia redukton numrin e njerëzve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe rrit cilësinë e procesit. Kutitë e votimit duhet të numërohen në qendrat e votimit dhe të mos vazhdohet më me transportin e tyre nga qendrat e votimit te ato të numërimit.

5-Të zbatohet rekomandimi i OSBE-së që zgjedhjet të mos prodhojnë diskriminim për askënd, të hiqen pengesat artificiale mbi partitë e reja dhe joparlamentare dhe të bëhen zgjedhje të barabarta. Të mos cenohen dhe të mos diskriminohen të drejtat e partive të reja dhe joparlamentare gjatë zgjedhjeve, që lidhen si me sistemin zgjedhor dhe me administrimin e zgjedhjeve.
6-Reforma zgjedhore të garantojë demokratizimin e zgjedhjeve dhe përtëritjen e elitës politikës përmes tyre. Zgjedhjet demokratike, të barabarta dhe të administruara në mënyrë të besueshme mundësojnë individët më të mirë të Shqipërisë për t’u përfshirë në politikë dhe në drejtimin e punëve të shtetit. Vetëm kështu bëhet vetingu i politikës.

7-Përkufizimet për tekonologjitë, financimet, transperencën dhe procedurat duhen bërë në funksion të rritjes thelbësore të integritetit të zgjedhjeve dhe jo në funksion të forcimit të pushtetit të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike për t’i kontrolluar akoma edhe më shumë zgjedhjet. Shqipëria nuk duhet të bëjë mbirregullime, shpikje “origjinale” dhe speciale për zgjedhjet, por një sistem zgjedhor të thjeshtë, të pastër dhe sipas rregullave, modeleve dhe standardeve të vendeve të tjera demokratike.

8-Partitë tona, individë dhe grupime të shoqërisë civile kërkojnë të jenë të përfshira në procesin e reformimit të zgjedhjeve. OSBE/ODIHR-i, por edhe të përfaqësues të tjerë të vendeve partnere të Bashkimit Europian në Shqipërisë kanë rekomanduar në mënyrë të përsëritur që procesi i hartimit të reformës zgjedhore në Shqipëri të jetë gjithëpërfshirës. Ne duhet të na garantohet e drejta që të prezantojmë propozimet dhe idetë tona në çdo seancë të komisionit që bën hartimin dhe debatin për reformën zgjedhore, të kemi prezencë të vazhdueshme institucionale, të monitoruar ndërkombëtarisht për të prezantuar gjithë opinionet për këtë çështje.

9-OSBE dhe vendet partnere të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre me qëllim që Shqipëria të mos bëjë edhe këtë rradhë “një hap përpara” si në 25 vitet e shkuara, por ta zgjidhë përfundimisht çështjen e zgjedhjeve. Kjo duhet bërë tani, ndryshe situata në Shqipëri do të vështirësohet akoma më shumë, ekonomia do të degradojë edhe më tej dhe stabiliteti i vendit do rrezikohet seriozisht.

ma.me

Next Post
PS amendament që i lejon kryeprokurores emërime derisa të ngrihen organet e vetingut

Ngritja e KLP-s, prokurorët nuk kandidojnë, Kryeprokurorja Marku rihap sërish garën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In