• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, palët në pritje të konsensusit, kërkesat e PD dhe amendamentet e PS

by Java News
13/02/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyrja me një muaj e punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga Parlamenti, nuk po sjell ndonjë të re nga palët për gjetjen e konsensusit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa nga data e zgjedhjeve na ndajnë vetëm katër muaj, Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë në kërkesën e saj për votim dhe numërim elektronik në procesin zgjedhor, të cilin e konsideron kusht të panegociueshëm. Përdorimi i teknologjisë nuk mbështetet, jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga OSBE, e cila argumenton se nuk ka kohë të pamjaftueshme për aplikimin e saj, shkruan ‘ATA’.

Në komisionin e posaçëm, i ngritur nga Parlamenti me qëllim jetësimin në Kodin Zgjedhor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, maxhoranca dhe opozita kanë depozituar platformat respektive se ku duhet ndërhyrë për përmirësimin e ligjit elektoral. Amendamentet e përgatitura nga PS lidhen me depolitizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë, por dhe me transparencën e financave të fushatës së partive.

Ndërsa për Partinë Demokratike garantimi i një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm sigurohet me numërimin elektronik, identifikimin biometrik, dënimin e shitblerjes së votës, transparencën për financimet publike, etj. Por, ndërsa në letër propozimet ka kohë që janë bërë të njohura, për miratimin e tyre nuk ka ende asgjë të re.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, i ngritur nga Parlamenti në dhjetor 2015, kishte një mandat 6-mujor, por siç ka ndodhur dhe më parë afatet janë tejkaluar, duke e vënë në dyshim ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor, të rekomanduar nga ndërkombëtarët.

ma.me

Next Post
Sherri mes Noizyt dhe Encës… çfarë ka ndodhur mes dy miqve të vjetër?

Sherri mes Noizyt dhe Encës... çfarë ka ndodhur mes dy miqve të vjetër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

July 17, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

July 17, 2026
Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

July 17, 2026
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

July 17, 2026
Steka që BIRN ia vuri vetes

Steka që BIRN ia vuri vetes

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In