• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Ndoka: Shqipëria të ndahet në 6 zona. Ja sa deputetë duhet të ketë parlamenti

by A R
16/04/2024 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, vlerëson nisjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për disa nisma përfshirë edhe reformën zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole, demokristiani Ndoka deklaroi se për të qenë dakord me një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të pranuar nga të gjithë palët, vendi duhet të ndahet në gjashtë rajone sikurse është në Maqedoninë e Veriut.

“Për sa I takon Reformës Zgjedhore në radhë të parë pres që të ketë transparencë. Nuk pres ndonjë hata të madhe sepse PS-ja nuk  ka vullnet të bëjë ndryshime në sistemin zgjedhor.  Shoh që do ketë një reformë sa për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Duke u përpjekur të rregullojnë atë që zhbëri Edi Rama për koalicionet klasike opozitare,” thekson ai.

Në këtë kontekst, Noka propozon se, “Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar që do të mund të zhbllokonte këtë ngërç zgjedhor që bëhet në vend.  Një pikë tjetër është që Shqipëria të kthehet në gjashtë rajone, sikurse është dhe Maqedonia e Veriut.  Ne mund të ulim dhe numrin e deputetëve, nga 140 ta bëjmë 120”.

I pyetur nga moderatori se a ndikon statusi  non-grata për ish-kryeministrin Berisha si drejtues i opozitës, Noka thekson se që  në momentet e para ka qenë I qartë sepse ka mbështetur “Rithemelimin” dhe z. Berisha në kauzën e tij.

“Shpallja e tij si “non grata ishte një gjueti, ishte një sponsorizim dhe unë e kam menduar që prej fillimit këtë gjë. Sot ndoshta të gjithë e mendojnë këtë por, atëherë ishte e vështirë të thoje sepse nuk kishim faktet. Nuk mund të ishte vetëm Sali Berisha non grata kur nuk u shpallën as Fatos Nano, kryeministri I sotëm Edi Rama apo Ilir Meta që kanë qenë kryeministra. Pra nuk ishte Sali Berisha e keqja e politikës shqiptar por, përkundrazi është një  politikanë që ka lënë gjurmë historike,” deklaron Noka.

Nuk jam I distancuar nga zhvillimet e politikës së ditës, deklaron Nard Noka, por I ndjek me vëmendje gjithë lëvizjet politike në tërësi por veçanërisht opozitën dhe partitë opozitare, sigurisht vazhdon ai, “jam duke parë dhe procesin e riorganizimit të PD-së si partia më e madhe e opozitës, rupin e saj parlamentar që përfaqëson gjithë opozitën si institucion”.

“Zhvillimet tregojnë se Sali Berisha nuk është kjo e keqe sepse sot jemi në një situatë tjetër dhe ai po lufton për kauzat e tij politike. Sigurisht ende nuk ka pasur prova apo fakte të tjera që ai të shpallet fajtor. Unë e shoh si mundësi bashkimin me z. Basha edhe për atë ka një kohë dhe mundësi . sepse pavarësisht që e kam thënë që ai është një peng por dhe pengmarrja nuk mund të jetë përjetësisht. Z. Basha është peng me dosjen e financimit rus,” u shpreh ai.

Por gjithwsesi lideri i demokristianëve Nard Ndoka vlerëson si një mundësi që duhet të ketë dhe afrimi me z. Lulzim Basha.

“Opozita është një institucion politik. E djathta e ka ruajtur mozaikun e saj pavarësisht spektrit të gjerë të partive opozitare. Së bashku dhe me z. Ilir Meta I cili është një kontribuuese në opozitë se së bashku me Partinë Demokristiane dhe Partinë e Drejtave të Njeriut, kemi mbajtur peshën politike dhe I dhamë mbështetje Rithemelimit.”

Gjithashtu ai ka hedh dritë dhe mënyrën se si mund të kompozohet koalicioni për zgjedhjet e ardhshme politike në 2025.

“Në zgjedhjet e 2025 unë shoh një konfigurim interesant. Është shumë e rëndësishme që dhe problemet që janë akumuluar në  sistemin e drejtësisë , pra vendimi I Gjykatës së Apelit e ka kaluar logon tek Rithemelimi. Së dyti Sali Berisha mbetet drejtues I opozitës dhe lider I padiskutueshëm dhe motivon çdo parti politike që ti bashkohet koalicionit. Dhe së treti Sali Berisha ka mundësi ta hapi partinë me prurjet e reja si dhe me program të qartë dhe bindës për qytetarët,” deklaron ndër të tjera kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.

/a.r

Next Post
Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In