• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore/ Mblidhet komisioni me opozitën e re, të pranishëm të gjithë ambasadorët

by Java News
07/05/2019 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Të pranishëm në komision janë anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re. Gjithashtu të pranishëm janë edhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. AI ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t’iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme.

“Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, kryefjalë e deklaratës së bashkëkryetares tjetër të këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka qenë konsensusi politik. Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që palët të arrijnë në një dakordësi, për të realizuar reforma të rëndësishme, për të mirën e vendit. Sipas saj, duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, gjatë këtyre viteve, nuk ka ndodhur gjë tjetër veçse rrotacion i pushteteve. Ky rrotacion sipas Hajdarit, ka ardhur si pasojë e sistemit politik në Shqipëri, për këtë arsye është e domosdoshme ndryshimi i saj.

“Ndryshimi i sistemit politik, është i dominuar nga antikushtetutshmëria. Klasa politike nuk është e përfaqësuar vërtetësish nga njerëzit, shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. kjo reformë kërkon një vullnet të gjerë politik. Kemi para në dekada që komisionet nuk kanë krijuar reforma të mirë. Duke marrë parasysh sfidën e madhe, mendoj që fakti që jemi ulur këtu sot tregon që ka një konsensus të gjerë për të bërë ndryshim të sistemit aktual. Zgjedhjet e 2013,2015,2017 kanë qenë problematike dhe janë zgjidhje që janë përdorur nga partitë e mëdha si industri e riciklimit të pushtetit të tyre dhe kjo është munduar edhe nga sistemi politik. Kemi arritur në një pikë kur një mandat kushton 1 mln euro. Sot nuk mund të futesh në parlament pa pasur fonde, kemi një treg të zi të shitblerjes së votës. Ne jemi të vetëdijshëm që duket të arrijmë një konsensus politik që të gjithë shqiptarët të përfaqësohen në parlament dhe që pjesë e tij të jenë njerëz më të mirë”, tha Hajdari.

/a.meta

Next Post
Kosovë-Serbi/ Do takohej me Merkel, Pompeo anulon papritur vizitën në Berlin

Kosovë-Serbi/ Do takohej me Merkel, Pompeo anulon papritur vizitën në Berlin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com