Kuvendi ndryshon formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga 18 anëtarë, komisioni i Reformës Zgjedhore bëhet me 10 anëtarë.
Anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga PS do të jenë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.
Ndërsa anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga opozita e re do jenë Rudina Hajdari, Andi Përmeti, Ralf Gjoni, Nimet Musaj.
Ndryshimet do të miratohen nesër në seancën plenare.
Kryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS, e ndërsa pritet ‘vëzhguesi’ nga PD.
Afati i këtij Komisioni është deri në datë 28 nëntor, ku përfshihet dhe ndryshimi i sistemit.
Më herët, deputeti i grupit parlamentar të të pavarurve, Ralf Gjoni tha se duhen ndërhyrje të menjëhershme në Kodin Zgjedhor, duke shprehur besimin e plotë se do të arrihej një marrëveshje mes opozitës së re dhe qeverisë.
g.kosovari