• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

by El Be
18/02/2026 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë ngritur dhjetëra komisione bipartizane për reformën zgjedhore në këto 35 vite, por ende nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një rrugëtim që është bërë gjithnjë e më i vështirë për politikën shqiptare.

Sa herë afrohen zgjedhjet parlamentare apo lokale, dy partitë e mëdha ulen në komisione bipartizane për t’i dhënë ligjit zgjedhor nuancat e interesave të tyre politike dhe për të prodhuar më pas një proces plot probleme. Në fund, raportet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë shoqërohen me rezerva për procese zgjedhore që nuk arrijnë standardet ndërkombëtare.

Edhe këtë vit, dy partitë politike, PS dhe PD, janë ulur sërish në një komision bipartizan për reformën zgjedhore. Në një intervistë për Tema, eksperti për çështjet elektorale Kristaq Kume flet për sfidat e një reforme të re zgjedhore, nga e cila nuk pritet më shumë se çfarë kanë sjellë dy palët në historinë e këtyre komisioneve.

Kume thotë se kjo reformë, si edhe të tjerat më parë, pritet të dominohet nga interesat përcaktuese të marrëveshjes PS-PD, duke lënë të pazgjidhura shumë çështje themelore të funksionimit të demokracisë që lidhen me zgjedhjet e lira. Ai nënvizon domosdoshmërinë e korrigjimit të ndryshimeve kushtetuese të miratuara po nga kjo marrëveshje Rama-Berisha e vitit 2008.

Eksperti flet edhe për projekte konkrete të reformës zgjedhore, të cilat mund të sillnin rezultate pozitive, si për shembull ndarja në katër njësi zgjedhore, si një zgjidhje më e mirë për votën përfaqësuese. Kume thotë se si shoqëri civile është angazhuar me propozime konkrete ligjore në Parlament, konkretisht me propozimin për katër njësi zgjedhore dhe lista 100% të hapura.

Ai paralajmëron sfidat që do të ketë ky projektligj që po shkon në Parlament, për shkak se bie ndesh me interesat e dy palëve. Por Kume shpreson se do të ketë mbështetjen e qytetarëve, të cilët tashmë, sipas tij, e kanë kuptuar se dy forcat politike luajnë vetëm për interesat e tyre dhe jo për ato të qytetarëve.

Next Post
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In