Reforma Zgjedhore është një temë e rendit të ditës, jo vetëm për mazhorancës por edhe për partitë e tjetra. Por a lidhet avancimi i saj me kushtin gjerman, apo ligji i ri zgjedhor gëzon edhe vullnetin për ta zbatuar që në zgjedhjet e ardhshme? Për të folur mbi këtë temë emisioni “Javë n RTSH” kishte të ftuar bashkëkryetarin e Komisionit, Damian Gjiknuri.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ai u shpreh se dakordësia e të gjitha palëve për reformimin e legjislacionin zgjedhor është tepër e rëndësishme.
“Zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet ku të gjithë aktorët politikë marrin dhe pranojnë atëçfarë i takon. Rregullat zgjedhore janë shumë të rëndësishme dhe reforma është një antidot për të luftuar edhe krizën artificiale që është krijuar” – tha Gjiknuri.
Gjiknuri shtoi se më i rëndësishëm është vullneti politik sesa ligjet e detajuara.
“Ka ligje të përmbledhura në pak fjali, siç është rasti i Britanisë së Madhe që nuk ka as Kushtetutë, por gjithçka është ndërtuar mbi normat e sjelljes dhe respektimit të kundërshtarit. Vullneti i aktorëve politikë është gjëja më e domosdoshme” – tha bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore.











